E Diel, 1 Nëntor 2026

Fullani: Stabiliteti financiar i bankave në Shqipëri mbetet i qendrueshëm

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, dha sot një konferencë për shtyp mbi zhvillimet në sistemin financiar të vendit për vitin 2008 si dhe vlerësimet e BSH-së, për ecurinë e sektorit bankar në muajt e parë të vitit 2009 dhe pritjet e mëtejshme. Banka e Shqipërisë, tha Fullani, përballë krizës financiare ndërkombëtare  në misionin e saj mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe politika monetare e BSH-së do të jetë e orientuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj. Banka Qendrore konfirmon se sistemi bankar shqiptar nuk është prekur nga kriza ndërkombëtare, megjithatë ajo dhe strukturat e saj kanë rritur vigjilencën ndaj aktivitetit bankar në vendin tonë. Për këtë arsye, Banka e Shqipërisë do të vazhojë të monitorojë me kujdes të veçantë çdo informacion në zhvillimet në javët në vijim, bënë të ditur burime të saj. Banka Qendrore uli në janar të këtij viti, për herë të fundit me 0,5% normën bazë të interesit të kredive, duke e çuar atë në nivelin 5.75 për qind. Sistemi bankar në vend, tha Fullani,  ka treguar një performancë pozitive në të gjithë treguesit e tij, edhe gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, krahasuar me fundin e vitit 2008, ndonëse përballë efekteve të krizës financiare ndërkombëtare. Ttremujori i parë i vitit 2009 shënoi rritje të aktiveve të sistemit bankar me rreth 0.04 për qind në terma relativë, kundrejt fundit të vitit 2008. Ndërkohë që ky tremujor dallon rritjen e shkallës së ndërmjetësimit të sektorit bankar në ekonomi. Dinamika në strukturën e aktiveve të sistemit bankar u përcaktua kryesisht nga zhvillime të tilla si: tendenca në rritje e peshës së kredidhënies, reduktim të kredisë me probleme si dhe rritje të depozitave në monedhën lekë, euro dhe usd. Ndryshe nga tremujori paraardhës, analiza e dinamikës së strukturës së portofolit të kredive këtë tremujor, dallon për ritmin më të lartë të rritjes së kredisë akorduar bizneseve kundrejt kredisë dhënë individëve. Banka e Shqipërisë ka intensifikuar mbikëqyrjen e bankave në vend,  me qëllim që të monitorohet nga afër procesi i administrimit të rrezikut dhe mënyrës se si bankat reagojnë ndaj zhvillimeve të reja. Në kushtet kur efektet e krizës botërore bëhen gjithnjë e më të dukshme, institucioni kryesor bankar në Shqipëri ka marrë disa masa për përballimin e këtij mjedisi në ndryshim., tha Fullani. Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar dhe përmirësuar kuadrin e raportimit të bankave, në drejtim të kohës dhe cilësisë së të dhënave, në veçanti lidhur me ekspozimin e tyre ndaj tregjeve financiare (dhe bankave mëmë), detyrimet e tyre (depozitat dhe ekspozimin ndaj linjave të kredisë) ndaj bankave mëmë, si dhe lidhur me zhvillimet në portofolin e tyre të kredisë. Megjithatë, tha Fullani, efektet e krizës globale kanë ndikuar në disa sektorë të ekonomisë, veçanërisht të atyre sektorëve që prodhojnë për eksport si dhe në rënien e dërgesave të emigrantëve, efekte që pritet të ndikojnë në një ulje të rritjes ekonomike për vitin 2009, në krahasuim me rritjen ne shënuar vitin 2008.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›