E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Bujqësisë akordon 3.2 milion lekë për luftimin e karkalecit në fushat bujqësore

Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit  po ndërhyn për dezinfektimin e zonave ku është përhapur karkaleci për të mbrojtur prodhimet bujqësore nga ky insekt. Burime nga MBUMK bënë të ditur se nga buxheti i saj po financohen 3.2 milionë lekë për zhdukjen e karkalecit, që është përhapur kryesisht në Fier, Gjirokastër, Vlorë, etj, duke dezinfektuar parcelat e prekura nga ky insekt dhe për të mbrojtur prodhimet bujqësore. Sipas MBUMK-së, sipërfaqet e tokave të prekura nga ky insekt janë gjithsej 1492 ha në të gjithë vendin, prej të cilave 500 ha në Gjirokastër,  300 ha në Fier, 170 ha në Kukës, 120 ha në Elbasan, etj. Ekspertët e bujqësisë vërejnë se ndryshe nga vitet e kaluara, dy vitet e fundit infeksioni nga ky dëmtues është ulur ndjeshëm në kullota e kultura bujqësore, ndërkohë që situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›