E Diel, 1 Nëntor 2026

Koment/Serbia është shumë larg denazifikimit që kërkon prej saj BE-ja

Po të kishte pak drejtësi në këtë botë, Serbia do të duhej të ndëshkohej që për pesëdhjetëvjeçarin e ardhshëm të mos hynte në strukturat e BE-së, për faktin se 20 vjet me radhë prodhoi vetëm luftëra dhe kriza. Ajo, vetëm gjatë dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit që kaloi, mori jetën e 300 mijë të pafajshmëve. Po ashtu, shumë nga kushtet e kërkuara nga vetë strukturat e BE-së, Serbia kurrë nuk i ka përmbushur.

Edhe më parë, Oli Rehn, po edhe së fundmi, minisitri i Jashtëm i Italisë, Franco Fratini, deklaruan se BE-ja, gjatë këtij viti, do ta bëjë liberalizimin e vizave fillimisht për Serbinë, gjë që është për t’u habitur shumë! Shqipëria dhe Kosova mendohet se vijnë disi më prapa... Nga strukturat relevante të BE-së, u paralajmërua se banorëve të Kosovës nuk do t’u pranohen pasaportat e reja serbe, nëse ata vendosin t’i marrin. Menjëherë bie në sy se shtetet për cilat bëhet fjalë, janë me shumicë me popullatë të përkatësisë sllave, ndërsa po anashkalohen dy shtetet shqiptare! Maqedonia mendoj se ka edhe shumë për të bërë, kur është fjala karshi të drejtave legjitime të shqiptarëve atje. Dihet se kjo republikë ende ka telashe me Greqinë, e cila nuk po e pranon emërtimin “Republika e Maqedonisë”. Edhe Mali i Zi ende nuk i ka përbushur të gjitha kërkesat që u takojnë shqiptarëve në këtë republikë. Serbia, po të kishte pak drejtësi në këtë botë, do të duhej të ndëshkohej që për pesëdhjetëvjeçarin e ardhshëm të mos hynte në strukturat e BE-së, për faktin se 20 vjet me radhë prodhoi vetëm luftëra dhe kriza. Ajo, vetëm gjatë dhjetëvjetëshit të fundit të shekullit që kaloi, mori jetën e 300 mijë të pafajshmëve. Po ashtu, shumë nga kushtet e kërkuara nga vetë strukturat e BE-së, Serbia kurrë nuk i ka përmbushur. Denazifikimi i saj as që ka filluar. Ajo e bëri dorëzimin e disa kriminelëve të luftës, vetëm atëherë kur përfitoi politikisht prej tyre. Në vend që të dënohet për gjenocid, Serbia e Tadiqit u faktorizua në raport me të ardhmen e Kosovës. Vendi ynë, për çudi, duhet ta mbrojë legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë para GJND-së!!! 

Për nëntë vjet me radhë, Serbia arriti ta zvarrisë definimin e statusit politik të Kosovës. Për dy vjet radhazi, Grupi i Unitetit  u detyrua,  pikërisht nën trysninë  e BE-së, të zhvillojnë  dy vjet bisedime në Vjenë, të cilat rezultuan pa ndonjë efekt, kur paraprakisht dihej qëndrimi shovinist i Beogradit zyrtar karshi Kosovës. Presidenti serb, Boris Tadiq, i cili po përkëdhelet nga Evropa, disa herë radhazi, edhe para burrështetasve më të mëdhenj botërorë, deklaroi se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Një qëndrim i tillë dualist i BE-së nuk justifikohet me  asgjë. Me fajin e Serbisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare ende po funksionojnë strukturat kriminale ilegale serbe brenda territorit të një shteti ndërkombëtarisht të pranuar. Dhe dikush nga shtetet e BE-së, të cilat edhe e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, është i intersuar që veriu i Mitrovicës të bëhet pjesë e Serbisë. Thënë shkurt: Serbia ishte dhe ka mbetur një shtet, i cili kontrollohet nga kriminelët e të gjitha ngjyrave. Lufta kundër krimit të organizuar, zatën edhe është njëri nga kushtet kryesore për anëtarsim në strukturat e BE-së. Me këtë rast, BE-ja, me të dyja këmbët, po i shkel parimet veta. Të gjitha këto fakte, dhe shumë të tjera, të cilat nuk janë përmendur në këtë shkrim, flasin se Serbia me kurrgjë nuk e ka merituar që të përfshihet në liberalizimin e vizave, të paktën para dy shteteve shqiptare të Ballkanit. Aq më tepër habit fakti se si bën që një anëtare e NATO-s, siç është Shqipëria, të mos përfshihet në planin e parë të liberalizimit të vizave, para të gjitha shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor?! Po ashtu, është absurde edhe mospërfshirja e Kosovës, kur dihet se shumë forca evropiane, duke e përfshirë edhe EULEX-n, gjenden brenda territorit të Kosovës. Thjesht, Serbisë, një shteti ende me matricë naziste pa kurrfarë merite, po i bëhet një dhuratë që s’e meriton. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›