Fullani ne krye te BSH-se Rama perplasje artificiale me Topin
Guvernatori i ri i Bankes se Shqiperise sherben kete here si karta e duhur per nje perplasje artificiale mes Presidentit Bamir Topi dhe kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Ndersa prej javesh tashme diskutohet per konsensusin e mundshem mes PS-se dhe partise se perfolur te Presidentit Topi Rama kritikon dekretin e fundit te tij. Pak dite me pare PS doli perkrah Presidentit pas kthimit mbrapsht e ligjit per menaxhimin e integruar te mbetjeve dhe te dekretit te Topit per kreun e KLSH-se ndersa dje lsquokunder tij per sa i perket emrit te Ardian Fullanit si guvernator i Bankes se Shqiperise. Presidenti Topi dekretoi dje propozimin e bere nga qeveria si kandidaturen e duhur per te qendruar ne krye te Bankes se Shqiperise. Zoti Ardian Fullani i propozohet Kuvendit per tu zgjedhur guvernator i Bankes se Shqiperise. Ky dekret hyn ne fuqi menjehere - thuhet ne dekretin e firmosur dje nga Presidenti. Menjehere pas publikimit te ketij vendimi ka reaguar kryesocialisti. Mora dijeni me keqardhje per kandidaturen e zgjedhur nga Presidenti i Republikes per guvernator te Bankes se Shqiperise. Ne kendveshtrimin e Partise Socialiste nuk eshte kandidature e gabuar eshte kandidatura me e gabuar. Mundesia e nje mandati te dyte per zotin Fullani eshte pamundesi per te riparuar demet e konsiderueshme te mandatit te tij te pare - ka deklaruar Rama. Ai ka shtuar se shpresonte qe te ndalej rrjedha e rrezikshme ku kane hyre financat shqiptare ndersa njoftoi per voten kunder. E keshtu as Presidenti Topi bashke me votuesit e mundshem ne Kuvend te kesaj kandidature 100 te gabuar te mos kene asnje arsye te pendohen per kete zgjedhje nga menyra si mund te precipitojne gjerat edhe per shkak te drejtimit e politizuar dhe te papergjegjshem te Bankes se Shqiperise. Partia Socialiste do te votoje kunder kesaj kandidature - theksoi kryesocialisti. Ne seancen e sotme plenare pritet dhe votimi i kreut te ri te Bankes se Shqiperise.