E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi i ri Kushtetuesja rrezon Ramen

6 anetare kunder argumenteve te ish-bashkiakut socialist Kompleksi parlamentar do te ndertohet tek Piramida

Gjykata Kushtetuese rrezon ankesen e bere nga Bashkia e Tiranes gjate kohes qe ajo drejtohej nga kryesocialisti Edi Rama per te pezulluar ndertimin e kompleksit te ri parlamentar tek Piramida. 6 anetare te kesaj gjykate kane votuar kunder kerkeses se bere nga bashkia me argumentin se vendimi i Kuvendit te Shqiperise eshte ne perputhje me rregulloren e tij. Gjykata sqaron me tej se vendimi 66 nuk krijon as efekte juridike ne drejtim te uzurpimit te kompetencave te pushtetit vendor ne fushen e planifikimit urban dhe menaxhimit te territorit madje sipas kesaj gjykate zbatimi i vendimit per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar nuk shkakton as konflikt kompetencash mes dy institucioneve.

Vendimi i Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese vendosi rrezimin e kerkeses. Ky vendim eshte perfundimtar i formes se prere dhe hyn ne fuqi diten e botimit ne lsquoFletoren zyrtare - thuhet ne fund te argumenteve qe gjyqtareve te Kushtetueses lidhur me animimin e bere nga Bashkia e Tiranes. Kjo bashki ne kohen qe drejtohej nga kreu i PS-se Edi Rama kerkoi nga Gjykata Kushtetuese zgjidhjen e mosmarreveshjes se kompetences ndermjet pushtetit qendror Kuvendi i Shqiperise dhe pushtetit vendor Bashkia e Tiranes shfuqizimin e vendimit nr. 66 date 21.10.2010 te Kuvendit te Shqiperise Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar si i papajtueshem me Kushtetuten si dhe pezullimi i zbatimit te vendimit nr. 66 date 21.10.2010 te Kuvendit te Shqiperise Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar. Por gjyqtaret Xhezair Zaganjori Vladimir Kristo Vitore Tusha Altina Xhoxhaj Admir Thanza dhe kryetari Bashkim Dedja e konsiderojne te padrejte kerkesen. Ndersa gjyqtaret Sokol Berberi Sokol Sadushi dhe Petrit Plloci votuan pro kerkeses. Ne vendimin e votuar nga shumica e anetareve argumentohet se

vendimi nr. 66 objekt shqyrtimi eshte nje akt individual i cili eshte nxjerre nga organi kompetent Kuvendi i Shqiperise ne perputhje me Rregulloren e Kuvendit... Nisur nga teksti i vendimit nr. 66 gjykata cmon se nuk rezulton ndonje shmangie e rolit dhe kompetencave te Bashkise se Tiranes ne lidhje me procedurat perkatese per kerkim lejesh miratim te projektit te zbatimit te shesheve dhe lejeve te ndertimit apo shqyrtim te kerkesave per prishje objektesh. Ne asnje pike te vendimit nr. 66 nuk parashikohet perjashtimi i Bashkise se Tiranes nga ushtrimi i kompetencave te lartpermendura te cilat ligji nr. 8652 date 31.7.2000 Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore dhe ligji nr. 8405 date 17.09.1998 Per urbanistiken i ndryshuar ja kane atribuuar. Ne vijim te ketij arsyetimi gjykata vlereson se vendimi nr. 66 nuk krijon efekte juridike ne drejtim te uzurpimit te kompetencave te pushtetit vendor ne fushen e planifikimit urban dhe menaxhimit te territorit. Per pasoje Kuvendi i Shqiperise me vendimin nr. 66 nuk nderhyn ne kompetencat e Bashkise se Tiranesdhe pretendimet e subjektit kerkues per cenim te nenit 7 dhe 13 te Kushtetutes jane haptazi te bazuara. Si perfundim bazuar ne vleresimet e mesiperme gjykata arrin ne konkluzionin se vendimi nr. 66 date 21.10.2010 Per ndertimin e kompleksit te ri parlamentar nuk ka shkaktuar konflikt kompetencash midis subjektit kerkues Bashkia e Tiranes dhe Kuvendit te Shqiperise. Per kete arsye Gjykata Kushtetuese me shumice votash vendosi rrezimin e kesaj kerkese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›