Mbetjet ekspertet e BE-se kunder argumente te PS-se
Ekspertet e Bashkimit Evropian hedhin poshte argumentet e socialisteve kunder ligjit Per menaxhimin e integruar te mbetjeve. Ekspertet e kontraktuar per perafrimin e legjislacionit shqiptar kane sqaruar se ligji eshte ne perputhje te plote me dispozitat evropiane. Skot Kroset u shpreh se me ane te hartimit te Ligjit te menaxhimit te integruar te mbetjeve tashme Shqiperia ka nje ligj i cili eshte totalisht ne perputhje me ligjet dhe praktikat me te mira dhe bashkekohore te vendeve te BE-se. Historia qe do te kthehet Shqiperia ne nje vend ku do te grumbullohen plehra eshte nje histori e pabesueshme. Me ane te ketij ligji do te rregullohen njehere e mire te gjitha problemet per sa u perket mbetjeve duke forcuar dhe kontrolluar gjithnje e me shume zinxhirin mbetje - kosh - riciklim cka do te beje te mundur eliminimin ne nje shkalle shume te madhe te mbetjeve - tha eksperti. Ky ligj eshte teresisht i implementueshem dhe me kalimin e viteve kur edhe standardet mjedisore ne Shqiperi te rriten mund te pesoje ndryshime gjithnje ne funksion te zhvillimit te qendrueshem - theksoi Kroset.
Kompania Grontmij Carl Bro e cila ka asistuar ne perafrimin e legjislacionit mjedisor te Shqiperise me ate te BE-se eshte nje prej kompanive lider per sa i perket konsulentes inxhinierike ne Evrope. Ajo eshte nje prej kompanive qe jep zgjidhje per problematika ne fusha te ndryshme si uji energjia mjedisi transportet ndertimi dhe industria. Zhvillimi i qendrueshem eshte nje prej principeve kryesore ne punen e kesaj kompanie e cila ne rastin e Shqiperise me fondet e perfituara nga Bashkimi Evropian ka hartuar ligjin e Menaxhimit te Integruar te Mbetjeve duke asistuar ne perafrimin e legjislacionit shqiptar me ate te standardeve te BE-se.