Perfundon afati i amnistise fiskale per pasurite e paluajtshme

Përfundon zyrtarisht afati i amnistisë fiskale, për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se nuk do të ketë më shtyrje afati dhe se data 31 gusht shënoi fundin e procesit. Ndonëse ende nuk janë bërë publike të dhënat përfundimtare, pasi pritet përpunimi nga hipotekat, mësohet se deri në fund të muajit korrik janë rivlerësuar rreth 57 mijë pasuri të patundshme në gjithë vendit.
Në total sipas Ministrisë së Financave nga rivlerësimi janë mbledhur 2.55 miliardë lekë ose 25 milionë dollarë, duke sjellë të ardhura të kosndierueshme në buxhet, në një periudhë kur nuk vihet re një realizim i duhur i të ardhurave.
Rivlerësimi i pasurive u bë kundrejt pagesës së një takse prej 1 për qind për diferencën mes çmimit të blerjes së pronës dhe vlerës së saj aktuale në treg. Duke bërë këtë rivlerësim, shtëpia merr vlerën e tregut dhe të mund te përdoret në të gjithë vitet në vijim.
Sipas të informacioneve nga ministria e Financave, me mijërave personave që kanë bërë rivlerësimin, përfshihen edhe një numër i konsiderueshëm emigrantësh, që e shfrytëzuan këtë mundësi. Nga vitet 90’ e deri më tani, ecuria e vlerës së tregut ka evoluar, duke bërë që çmimet e pasurive të paluajtshme të rriten së tepërmi. Në rast se një person kërkon të kryejë transaksion me pronën apo banesën duhet të paguajë për shtetin 10 për qind të diferencës së vlerës aktuale me vlerën e hershme të pasurisë. Në rast se pasuria nuk është rivlerësuar kundrejt pagesës modeste që mundësonte amnistia atëherë taksa prej 10 për qind do të rezultojë e lartë.