E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i INSTAT për papunësinë, në tremujorin e dytë ulje me 0.02%

Edhe pse kriza ekonomike po bëhet gjithmonë e më e ndjeshme, në Shqipëri kemi ulje të shkallës së papunësisë, që ka zbritur nga 13.32%, nga 13.30 % që ishte në tremujorin e mëparshëm. E megjithatë duket se ulja e normës së papunësisë mund të ketë ardhur për shkak të rënies së numrit të të papunëve të regjistruar dhe të forcës së aftë për punë, që sipas INSTAT, ka rënë me rreth 300 vetë.
 

I vetmi shpjegim i mundshëm për shifrat që jep INSTAT është se 300 të papunë të regjistruar gjatë këtij tremujori kanë dalë nga kontigjenti i forcës aktive të punës. Nga ana tjetër sipas raportit të INSTAT për temujorin e dytë të vitit 2012, numri i personave të punësuar është ulur me 30 persona. Kështu në tre mujorin e parë të këtij viti kanë qenë të punësuar 933 mije e 293 persona, ndërkohë që aktualisht regjistrohen si të punësuar 933 mijë e 263 shqiptarë.
 

Gjatë tremujorit të dytë 2012 forca e punës është 1,076,391 persona, ndërsa shkalla e papunësisë së regjistruar është 13.30 %. Por ndërkohë, që numri i të papunëve ka rënë, numri i individëve që përfitojnë pagesë papunësie, sipas INSTAT është rritur me rreth 1 mijë vetë dhe ka arritur në 10,500.
 

INSTAT bën të ditur se i gjithë ndryshimi në balancën e punësimit gjatë tremujorit është shkaktuar nga sektori privat jo-bujqësor, që në harkun e tre muajve ka regjistruar 30 punëtorë më shumë. Ndërkohë, numri i të punësuarve në sektorin publik dhe në sektorin privat bujqësor nuk ka pësuar asnjë ndryshim.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›