E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fullani, takim me praktikantet ne Banken e Shqiperise

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, ka zhvilluar dje nje takim me studentet qe kryejne praktiken mesimore prane Bankes se Shqiperise. Gjate aktivitetit, studentet praktikante kane vleresuar kete iniciative te Bankes se Shqiperise si nje menyre per t'u specializuar ne fushen e bankingut qendror, si dhe nje mundesi e mire qe i ndihmon ata ne punesimin e tyre te ardhshem. Banka e Shqiperise ju ofron atyre nje model per t'u ndjekur ne drejtim te perkushtimit ne pune, komunikimit te duhur njerezor, etikes profesionale etj. Kryerja e praktikes mesimore ne Banken e Shqiperise eshte kthyer tashme ne nje tradite te rregullt, duke e shnderruar ate ne nje institucion te hapur per te gjithe studentet shqiptare qe studiojne brenda dhe jashte vendit. Ne keto 3 vitet e fundit, numri i pergjithshem i studenteve praktikante ne Banken e Shqiperise ka arritur ne 70, me nje dyfishim krahasuar me vitet e meparshme. Pervec adoptimit te politikave moderne te punesimit, kryerja e praktikes mesimore prane Bankes se Shqiperise, eshte gjithashtu nje mjet per te perthithur burime te reja njerezore. Kjo tradite e Bankes se Shqiperise njekohesisht nxit studentet per studime dhe permiresim profesional te metejshem, duke i hapur rrugen e punesimit te tyre si ne Banken e Shqiperise ashtu edhe ne sistemin bankar shqiptar. Praktika mesimore prane Bankes se Shqiperise eshte vetem nje nder iniciativat qe ka ndermarre Banka e Shqiperise vitet e fundit per te afruar studentet sa me prane saj. Leksionet e Guvernatorit ne universitete brenda dhe jashte vendit, Cmimi i Guvernatorit per Diplomen me te Mire, Konkursi midis shkollave te mesme "Vlera e vertete e parase", jane disa nga aktivitetet qe Banka e Shqiperise ka zhvilluar vitet e fundit per te nxitur nxenesit dhe studentet per te njohur punen e Bankes se Shqiperise me nga afer.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›