E Shtunë, 31 Tetor 2026

Virozat, mjeket e Pediatrise nuk perballojne dot fluksin

Shtimi i te prekurve nga virozat e stines ka bere qe fluksi i pacienteve qe kerkojne ndihmen e pare te jete i paperballueshem nga mjeket e repartit te Pediatrise ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza". Gjate ketyre diteve te fundit, mbi 300 femije marrin ndihmen e pare cdo dite ne kete repart, por fluksi shtohet akoma edhe me teper gjate pasdites. Pikerisht ketu kane nisur edhe problemet per te bere te mundur sherbimin mjekesor per keta paciente. Gjate oreve te pasdites dhe naten, ne urgjencen e Pediatrise, punojne vetem nje mjek dhe nje infermiere, nderkohe qe kerkesat per ndihme mjekesore jane shume te medha. Nga ana tjeter, jo vetem mjeket, por edhe kushtet ne kete urgjence nuk jane aspak te pershtatshme. Nderkohe, ky fluks kaq i madh pacientesh, vjen edhe si pasoje e mos respektimit te sistemit te referimit nga ana e familjareve te te semureve. Prinderit perpara se te vizitojne femijet te specialisti duhet te kene kryer nje vizite te mjeku i familjes dhe me pas, ky i fundit rekomandon vetem rastet e urgjencave per te mjeku specialist. Nga 300 rastet e paraqitura ne pediatri, vetem cereku i tyre jane urgjenca te mirefillta te tjerat mund te trajtohen nga poliklinikat e lagjes. Sipas mjekeve te QSUT-se, dyndja drejt pediatrise veshtireson punen e urgjencave sidomos ne periudhe virozash. Kjo situate nuk eshte vetem ne fundjave kur poliklinikat jane pushim, por edhe ne ditet e zakonshme, ku urgjenca e spitalit pediatrik eshte e vetmja qe perballon fluksin e madh te vizitave mjekesore te femijet e vegjel.

Situata

E njejta situate paraqitet edhe te pavijonet e tjera dhe sidomos tek urgjenca e kardiologjise, ku te gjithe pacientet qe kane probleme me hipertensionin apo me zemren kerkojne ndihmen e mjekeve dhe profesoreve te QSUT-se dhe jo te specialisteve dhe mjekeve te lagjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›