E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uji i ndotur, rrezik epidemie

Mungesa e infrastruktures dhe pikerisht e nje sistemi te quajtur "Alert", rrezikon te gjithe vendin nga epidemite qe mund te shkaktohen nga uji i pijshem. Pavaresisht se analizat e ketij te fundit mund te kryhen cdo dite ne rrethe, Instituti i Shendetit Publik njihet me to vetem nje here ne 15 dite, dhe kjo per vete faktin e mungeses se nje sistemi, i cili te beje te mundur sjelljen e te dhenave cdo dite per specialistet e ISHP-se. Keta te fundit ndihen te zhveshur nga pergjegjesite, nese shperthen nje epidemi, pasi marrja e informacionit behet ne afate kohore shume te vona, ne krahasim me momentin kur duhet nderhyre ne rrjet.

Ndotja

Mungesa e klorinimit, amortizimi i rrjeteve, nderhyrjet e paligjshme ne rrjetin e ujesjellesve kane bere shpesh here qe banore te disa zonave apo edhe te qyteteve te tera te rrezikohen nga epidemite qe shperthejne nga uji i pijshem. E ndersa ne shume raste eshte konstatuar se shperthimi i epidemise ka qene per keto shkaqe specialistet e ISHP-se kane qene te "pazote" per te luftuar epidemine per vete faktin se informacioni eshte percjelle pas nje kohe shume te gjate. "Mungesa e nje sistemi "Alert" ne vendin tone, ka bere qe informacioni per disa zona te mberrije pas 15 ditesh ne zyrat tona. Nese do te behej i mundur ky lloj sistemi atehere te gjitha drejtorite e rretheve do te raportonin cdo dite per situatat dhe te dhenat e analizave qytetaret do te ishin me te sigurte nga shperthimet epidemike te ujit", kane pohuar specialistet e Institutit te Shendetit Publik. Sipas ketyre te fundit, nese ky sistem do te funksiononte per vendin tone, nuk do te ndodhte rasti i Policanit, para pak muajsh, apo edhe ai i Ures Vajgurore. "Drejtuesit e ISHP-se kane kerkuar qe nje projekt i Bankes Boterore te financoje per ngritjen e ketij sistemi ne menyre qe qytetaret te mos te jene te rrezikuar nga epidemite e ujit. Aktualisht jemi ne pritje te miratimit te fondeve, por, derisa te mundesohet ky lloj sistemi, perseri te dhenat per analizat do te vijne me 15 dite vonese", eshte shprehur Arben Luzati, specialist i ISHP-se.

Monitorimet

Per te pasur situaten ne kontroll, specialistet e ISHP-se kryejne monitorime te permuajshme ne rrethe, per te pare cilesine e ujit. Analizat e fundit te kryera nga Instituti i Shendetit Publik kane treguar se edhe kater qytete te vendit kane konsumuar uje te ndotur. Kurse per sa i perket shkakut ka rezultuar se ka qene pikerisht rrjeti i amortizuar ai qe ka shkaktuar edhe kete ndotje te larte bakteriale ne Miloti, Kelcyra, Peshkopia dhe Lezha. "Ujesjellesit te Milotit i eshte dashur qe te nderprese furnizimin me uje te pijshem per shkak te ndotjes se larte qe ka pasur ne rrjet. Keshtu nga analizat e kryera nga ana jone u pa e udhes qe furnizimi me uje nga ujesjellesi te nderpritet, ne menyre qe te parandalohet ndonje epidemi e mundshme" kane pohuar specialistet e ISHP-se. Sipas tyre, e njejta situate eshte edhe ne qytete te tjera te vogla te vendit. Gjate ketij viti ka ndodhur nje fenomen i rralle ku per ndotje kane raportuar qytetet e vogla te vendit, kurse qytetet e medha kane dale nga "lista e zeze". Keshtu per here te pare Tirana ka rezultuar e paster ne te gjitha pikat e monitoruara. "Matjet e kryera ne kryeqytet kane treguar se uji i pijshem ka qene brenda parametrave te percaktuara nga Bashkimi Evropian. Keshtu si ne piket fundore ashtu edhe ne depot e grumbullimit te ujit ka rezultuar se permbajtja bakteriale ka qene nen nivelet e percaktuara", ka theksuar specialistja e ISHP-se. Vetem gjate ketij viti ne vendin tone jane konstatuar dy shperthime te medha epidemike per shkak te ndotjes se ujit te pijshem. Keshtu, pak muaj me pare, banoret e Ures Vajgurore pesuan infeksione te renda, per shkak te bashkimit te ujerave te zeza me ato te bardha. Ndersa ne qytetin e Policanit prania e nje bakteri te llojit shigela ne rrjetin e ujesjellesit ka bere qe mbi 100 banore te shtrohen ne spital.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›