E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rozana Radi behet brune

Qe kur e kemi pare te ngjitet fillimisht ne skene Rozana Radi eshte shfaqur bionde. Por per here te pare pas shume vitesh kengetarja vendos te beje nje ndryshim thelbesor ne floket e saj. Dhe ja ku e shohim me floke te erret, te cilet ende nuk jane thare mire, kur paparazzi yne e ka fotografuar ndersa ka qene duke dale nga parukieria. Pikerisht pasditen e djeshme, ne kohen qe Rozi sapo kishte perfunduar lyerjen dhe krehjen e flokeve eshte bere subjekt i paparazzit tone. Ne momentin, qe ka dale nga salloni ajo e ka vene re dhe eshte perpjekur t'i shmanget, por pa arritur t'ia dale dot mbane. Rozi ka preferuar ne ndryshimin e saj te pare nje ngjyre cokollate ne kafe, qe nga sa shihet edhe ne foto i ka dhene nje imazh krejt ndryshe nga sa jemi mesuar ta gjejme zakonisht, por megjithate te kendshem dhe per t'u pergezuar. Ndoshta stina e veres e ka stimuluar edhe ate si shume artiste te tjera te luajne me pamjen, apo ndoshta per nje moment kengetarja u merzit me floket bjonde?! Cilado qofte arsyeja e ketij ndryshimi kete vere ne pamjen e saj duket se do te mbetet i njejte vetem imazhi sportiv. Atletet dhe pantallonat e shkurtra jane zgjedhja e per stinen e nxehte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›