E Diel, 1 Nëntor 2026

Fulop i lumtur me kalimin te City


Portieri i Sunderlandit, Marton Fulop, është i lumtur për huazimin te Manchester City.

Pas dëmtimit të Shay Given që do të qëndrojë jashtë fushe për pjesën e mbetur të sezonit, Cityt i është dhënë një leje e veçantë nga Premier Liga për të nënshkruar me Fulop, i cili do të debutojë në ndeshjen e të shtunës kundër Aston Villas.

"Mora telefonatë të martën nga City dhe isha më se i lumtur të vija dhe ta ndihmoj klubin. është fantastike të jesh këtu në këtë kohë. Jam i lumtur të mundohem të ndihmoj Cityt t'i arrijë synimet".

"Jam i gatshëm të luaj, nëse zgjidhem. Erdha këtu të bëj një punë dhe jam i bindur se mund ta bëj atë. Ndjehem mirë, dhe ne kemi nevojë për një fitore për të siguruar vendin e katërt, që është aq e rëndësishme për klubin", ka thënë Fulop.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›