Gaza, policia akuzon Egjiptin për vdekjen e 4 palestinezëve
Policia palestineze ka akuzuar forcat egjiptiane të sigurimit për vrasjen e 4 kontrabandistëve nga Rripi i Gazas pas shpërthimit të tunelit të nëndheshëm ndërkufitar. E ndodhur nën presionin e Izraelit dhe SHBA-së, Egjipti është përpjekur të ndalojë kalimet e fshehta nga gadishulli i Sinait, që i ka lejuar palestinezëve në Gaza të importojnë armë dhe mallra në kundërshtim me një bllokadë izraelite.
Një polic palestinez tha se 4 persona vdiqën nga tymi që shkaktoi shpërthimi i tunelit nga një bombë e vendosur nga forcat e shërbimit egjiptian.
Ndërkohë tre të tjerë u janë plagosur dhe janë shtruar në spital në Rafah, qytet ky palestinez në kufi me Egjiptin.
"Viktimat mbërritën në spital pas shpërthimit të tunelit të nëndheshëm. Ne i trajtuam viktimat por 4 vetë mbërritën në spital pa jetë, ndërkohë të tjerët kanë pësuar disa dëmtime të lehta", ka thënë një punonjës në spital, Alhakim Khaled Mansour.