E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fund agonise hipotekohen 400 pallate ne Tirane

KM miraton rregulloren e Bashkise se Tiranes Kryeministri Berisha lirojme 700-800 milione euro

Udhezimi eshte hartuar mbi memorandumin e perbashket te Ministrise se Drejtesise Ministrise se Puneve Publike dhe Transportit dhe Bashkise se Tiranes.

Qeveria hap driten jeshile per hipotekimin e 400 pallateve dhe shtesave ne Tirane. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri Sali Berisha miratoi udhezimin per regjistrimin e objekteve pa leje dhe zhbllokimin e lejeve te shfrytezimit. Kreu i qeverise deklaroi se miratimi de facto i memorandumit te firmosur pak dite me pare nga tre institucione jep jete edhe nje prej premtimeve bere gjate fushates se Bashes. Me miratimin edhe ne qeveri te udhezimit per regjistrimin e objekteve te ndertuara me leje ndertimi ne Bashkine e Tiranes hapet rruga per pajisen me leje shfrytezimi pallate ndertime te cilat ne total vetem me detyrimet e tyre clirojne nje kapital e kontribuojne me rreth 700-800 milione euro. Shperndarja e certifikates se pronesise pritet te nise ne javen e dyte te muajit nentor ku sipas memorandumit te paret perfitojne disa kategori.

Vendimi

Kryeministri Berisha duke prezantuar kete udhezim tha se ai i jep zgjidhje nje problemi te madh per rreth 400 pallateve dhe ndertime ne kryeqytet me kete problematike duke i pajisur me leje shfrytezimi dhe zhbllokon vetem me detyrimet fiskale nje kapital rreth 700-800 milione euro por gjithashtu ne aspektin moral si permbushje e nje premtimi te dhene nga kryetari aktual i bashkise. Sot dje ne miratojme nje udhezim te hartuar mbi bazen e nje memorandumi te firmosur nga Ministria e Drejtesise Ministria e Puneve Publike dhe Transportit dhe Bashkia e Tiranes per te shnderruar ne realitet nje premtim madhor qe kryetari aktual i Bashkise se Tiranes u beri qytetareve te Tiranes nderkohe qe eshte ngritur grupi i punes qe ka hartuar kete udhezim ka marre parasysh te gjitha kategorite e problemeve dhe sipas kategorise rregullorja ofron dhe zgjidhjet. Me kete rregullore behet e mundur qe te pajisen me leje shfrytezimi pallate ndertime te cilat ne total vetem me detyrimet e tyre clirojne nje kapital e kontribuojne me rreth 700-800 milion euro.

Shoqata

Sakaq ndertuesit e mbeshtesin marreveshjen e fundit qe sipas tyre do te cliroje me miliarda euro per ekonomine. Drejtues te shoqates se ndertuesve shprehen se pakti i tri institucioneve zgjidh problemin e mbartur prej vitesh dhe prek interesat e 400 firmave te ndertimit dhe te 30 mije familjeve. Shoqata ka bere disa perllogaritje ku rezulton se regjistrimi i pallateve te reja do te fuse ne treg nje vlere pasurie prej 2 miliarde eurosh ndersa shpresojne se regjistrimi me rregullin e ri do te nise ne fillim te muajit nentor. Ky proces eshte shume i rendesishem i jep fund privimit te padrejte nga titulli i pronesise per mijera familje dhe qytetit nga nje shume deri ne 700 milione euro nje shume kolaterale qe perfaqesojne keto apartamente te pahipotekuara- pati deklaruar kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha pak para firmosjes se marreveshjes me dy ministrat.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›