Pa gjak, pa dhimbje, si e bëjnë një gjë të tillë?
Ata i shpojnë faqet e tyre me thika, shpata e çdo gjë të mprehtë. Marshojnë kështu mespërmes qytetit të Phuketit në Tajlandë, pa dhimbje e pa asnjë pikë gjak nga plagët gjigante.
Ata janë pelegrinë fetare të festivalit të vegjetarizmit. Por si ia dalin që të mos kenë dhimbje e të mos pikojë gjak?
Një ekspert i kësaj fushe thotë se ata përdorin një teknikë që është e aplikueshme kur vendosin piercing. Përsa kohë objekti është në inde, kontraktimi nuk lejon që të derdhet gjak. Në momentin që objekti hiqet, ose indet zgjerohen, atëherë rrjedh gjak.
Por si ka mundësi që nuk ndjejnë dhimbje?
Eksperti thotë se është koka ajo që bën dhimbjen, jo trupi. Ata janë pelegrinë që po marrin pjesë në një procesion fetar, ndaj janë plotësisht të përqendruar tek besimi i tyre. Nëse trajnohesh për një kohë të gjatë, kjo është e mundur. Shpirti i tyre po merret me diçka tjetër.
Pelegrinët meditojnë dhe u luten nëntë zotave, të cilëve u kushtohet ky festival.


