Fund racizmit dhe diskriminimit

President i FIFA’s, Sepp Blatter, bëri thirrje që t’i jepet fund racizmit dhe diskriminimit në futboll, në prag të fillimit të Kampionatit botëror.
Blatter, 74 vjeç, i cili do të konkurrojë për mandatin e katërt vitin e ardhshëm, nuk e mbajti një fjalim pasionant e as që e përdori për fushatë zgjedhori para 207 delegatëve të 208 vendeve anëtare të FIFA’s.
Në vend të kësaj, ai u përqendrua në objektivin e shtëpisë së futbollit botëror për të zhdukur fenomenet negative në futboll, sidomos racizmin dhe diskriminimin.
“Futbolli është një pasqyrë e shoqërisë sonë dhe është e prekur nga veset e saj. Dhuna, mashtrimi, dopingu, bastet, diskriminimi dhe racizmi, këto janë të gjitha në lojën tonë”, tha Blatter.
"Ne kemi filluar t’i eliminojmë ato, një është eliminuar praktikisht - ky është dopingu”, theksoi ai.
"Por, këtu në këtë Kampionat botëror në Afrikën e Jugut dhe veçanërisht nëpërmes këtij kongresi, ne deklarojmë se jemi kundër diskriminimit. Kurrë, ne kurrë më nuk duhet të kemi përsëri probleme në çfarëdo fushe futbolli apo stadiumi në lidhje me diskriminimin ose racizmin. Në qoftë se nuk jemi në gjendje ta bëjmë këtë nëpërmes këtij kongresi të 60-të të FIFA’s, atëherë kurrë nuk do të arrijmë ta bëjmë. Ne duhet t’i japim fund diskriminimit dhe racizmit", deklaroi Blatter.
Blatter tha se mbajtja e Kampionatit botëror në Afrikë e realizoi vizionin e ish-presidentit të FIFA’s, Havelange Joao, që dëshironte ta bënte futbollin lojë globale, kur ai u bë president në vitin 1974.
Një numër i vogël i turneve të FIFA-s tashmë janë mbajtur në Afrikë dhe Blatter tha se kjo ishte pjesë e programit të FIFA-s për zhvillim.
"Deri në 2002 Kampionati botëror ishte vetëm për Europën dhe Amerikën në veri dhe në jug, pastaj një ditë na u desh ta hapim lojën dhe shkuam në Azi, por ende ishte ende një kontinent që nuk ishte prekur nga ngjarja numër një e FIFA-s dhe kjo ishte Afrika. Nuk ishte e lehtë dhe është thënë shumë në lidhje me të. Por, tani Kampionati botëror është këtu. Kjo është të prekësh botën. "