E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundi apo vazhdimi i mbikeqyrjese Zijadin Gashi

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka paralajmeruar t’u propozoje qendrave vendimmarrese nderkombetare, sidomos Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, perfundimin e fazes se mbikeqyrjes nderkombetare te shtetit te Kosoves. Para kabinetit te tij qeveritar, Thaci ka thene se Kosova tashme ka permbushur 90 per qind te obligimeve qe dalin nga Pakoja e Ahtisarit, dhe se tani, sipas tij, Kosova duhet te kaloje nga faza e mbikeqyrjes, ne fazen e pavaresise dhe shtetesise se plote. “Angazhimet tona do te vazhdojne te jene plotesisht ne perputhshmeri me standardet perendimore, me vizionin tone per t’u integruar sa me shpejt ne NATO, BE dhe ne OKB. E, ne vecanti, tani kur po permbyllet suksesshem procesi i pavaresise se mbikeqyrur, sipas modelit te presidentit Ahtisari, pasi qe tashme e kemi zbatuar 90 per qind te ketij dokumenti. Po hapet kapitulli i ri, ai i mevetesise se plote dhe i integrimit ne strukturat euroatlantike”, ka deklaruar Thaci.
Ideja apo propozimi i kryeministrit te Kosoves, nga opozita eshte cilesuar si pjese e politikes per konsum te brendshem. Anetari i Kryesise se Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Avni Arifi, ka thene se kjo shkalle e zhvillimit te institucioneve te Kosoves, zhvillimi i saj ekonomik dhe shkalla e larte e krimit te organizuar dhe korrupsionit, nuk garantojne perfundimin e tashem te fazes se pavaresise se mbikeqyrur. “Pavaresisht suksesit qe eshte bere ne procesin e decentralizimit dhe participimit te minoriteteve, ka shume elemente tjera qe jane ne kundershtim me kerkesen qe ben kryeministri. Posacerisht ketu duhet permendur qeverisjen e keqe dhe shkallen e larte te korrupsionit qe mbreteron ne Qeveri, qe e ben kerkesen e kryeministrit, jo vetem te parealizueshme, por edhe te parespektueshme”, ka theksuar Arifi.
Duke elaboruar idene e kryeministrit Thaci, zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka thene se propozimi eshte shume serioz. Sipas tij, institucionet e Kosoves kane arritur kapacitete te mjaftueshme te funksionojne si te pavarura dhe pa mbikeqyrje te vazhdueshme. Pastaj, Pakoja e Ahtisarit, ka nenvizuar ai, eshte permbushur gati ne teresi, kurse me mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne favor te pavaresise se Kosoves, Kuci ka thene se edhe subjektiviteti nderkombetar i shtetit te Kosoves ka fituar nje pozicion te ri nderkombetar.
Mirepo, Avni Arifi ne anen tjeter, ka shprehur mendimin se duhet pritur edhe raportin e ardhshem te progresit qe do te publikohet ne vjeshte nga Komisioni Evropian, para se te konstatohen perparime te tilla nga ana e Qeverise. “Do te shohim edhe vleresimin e nderkombetareve ne raportin e progresit, ku do te shihet qarte se sa eshte e arritshme dhe e mundshme nje kerkese e tille. Por, ne shpesh kemi pare nga kryeministri qe te beje kerkesa, te cilat faktikisht nuk mund t’i mbeshtese ne bazen e argumenteve”, eshte shprehur Arifi.
Bazuar ne Planin e Ahtisarit, pavaresia e mbikeqyrur parashihej per nje faze dyvjecare, por me mundesi vazhdimi, varesisht perparimeve qe do te arrije shteti i Kosoves. Mbikeqyrja e zhvillimit te shtetit te Kosoves kalon permes Zyres Civile Nderkombetare dhe Perfaqesuesit Special te BE-se ne Kosove, perderisa ketu funksionon edhe misioni i BE-se per sundim te ligjit, i cili ne disa raste ka kompetenca ekzekutive mbi institucionet vendase. Bashkimi Evropian tashme ia ka vazhduar mandatin edhe per dy vjet misionit te EULEX-it, pa i ndryshuar karakterin ketij misioni. Sidoqofte, mbetet te shihet reagimi i Uashingtonit dhe Brukselit pas propozimit zyrtar qe kryeministri Thaci ka paralajmeruar se do te beje ne lidhje me fundin e fazes mbikeqyrese te pavaresise. RFE

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›