E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Imami, qytetar nderi i Tropojes

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami eshte nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i Komunes Margegaj te Tropojes me motivacionin “Per kontribut te spikatur si nismetar ne vendosjen e pluralizmit politik ne Shqiperi”. Gjate ceremonise se dhenies se titullit, ministri Imami, i cili shoqerohej nga bashkeshortja e tij dhe drejtues te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Forcave te Armatosura, vleresoi ne menyre te vecante banoret e zones, per nderimin dhe respektin ndaj tij. Ai u ndal tek dy nga proceset me jetike per Shqiperine; anetaresimi ne NATO dhe ceshtja e liberalizimit te vizave me Bashkimin Europian, endrra keto te kahershme te shqiptareve, theksoi ministri. "Ne jemi anetare te NATO-s dhe se shpejti do kemi viza per ne BE. Do behemi ashtu sic donin shqiptaret e viteve '90 nje vend si gjithe Evropa”, ka deklaruar ministri Imami, per banoren e kesaj zone te thelle ne Tropoje. Ne perfundim te vizites se tij ne Tropoje, ministri Imami vizitoi dhe shtepine e Deshmorit te Demokracise Azem Hajdari, ku gjate bashkebisedimit me familjaret e te ndjerit, ai shprehu gatishmerine per te ofruar ndihmen e tij, duke kontribuar ne ngritjen e nje busti ne qender te qytetit te Bajram Currit, vendlindjes se Azem Hajdarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›