E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Fundi i Historisë” - Francis Fukuyama e kishte gabim dhe 2011-a e vërteton këtë

29-12-2011 / “Foreign Policy”

Ku kanë shkuar të gjithë udhëheqësit? Aq shumë gjera pa udhëheqës kanë ndodhur në 2011, megjithëse ka dëshmi të çmuara të atyre pak ngjarjeve botërore, të cilat u udhëhoqën nga burra dhe gra të mëdhenj. Nga revolucioni social në Sheshin Tahrir në Kajro të Egjiptit, ndikimi i Partisë Çaj në politikën amerikane, dhe nga lëvizjet për liri në botën arabe, rrjetet pa lidership po ushtrojnë ndikim më të madh në çështjet sociale dhe politike. Rrjetet e shoqërisë civile e ushtrojnë forcën e tyre në dy mënyra: nga teknologjia e informacionit; dhe nga fuqia e rrëfimeve që tërheqin përkrahësit dhe i bëjnë ata besnik dhe sypatrembur, edhe përballë fytyrës represive të një regjimi, ashtu siç po ndodh në Siri. Këto nuk vlejnë vetëm për rrjetet e shoqërisë civile por edhe për rrjetet terroriste. Shembulli më i mirë është al Kaeda, e cila i ka mbijetuar vdekjes së Osama bin Laden dhe është tani duke rekrutuar përkrahës në Irak. "Pushtetit i  popullit", ky togfjalësh, baza e demagogjive demokratike, u pa të ushtrohet gjatë këtij viti dhe ka hapur një kapitull të ri në historinë e njeriut, pasi mendohej se libri i “pushtetit të popullit” do të mbyllej me triumfin e demokracisë dhe ekonomisë së tregut-sipas studiuesit dhe hartuesit të famshëm të politikave, Francis Fukuyama. Kur ai avancoi idenë e tij të parë mbi “fundin e historisë” në vitin 1989, ngjarjet që pasuan vitin ’89 konfirmuan projektin e tij mbi të ardhmen. Bashkimi Sovjetik u shpërbë, dhe liria u shpalos kudo. Fukujama e dinte se do të kishte trazira të rastit, por sipas tij nga këto të fundit nuk do të lindnin zhvillime. Siç vuri në dukje Fukujama në esenë e tij të famshëm, "fitorja e liberalizmit ka ndodhur kryesisht në fushën e ideve apo të ndërgjegjes dhe është ende e paplotë në botën reale apo materiale". Fukuyama është vetëm i fundit në një linjë të gjatë të njerëzve të mençur të cilët mendonin se gjërat kishin “mbaruar”. Nga fillimet historike të njerëzimit, një interes shumë i gjallë rreth “fundeve” ka qenë gjithmonë i dukshëm. Autori i panjohur i epikës së Gilgameshit, një sundimtar i lashtë Uruk (Irakut të sotëm), ishte i pari që u përqendrua në vdekshmërinë e individit. Ai ka hulumtuar pyetjet që u kapën më vonë nga Aristoteli, Lucretius, dhe Aurelius - rreth kuptimit të ekzistencës dhe çfarë ndodh pas vdekjes – pyetje që vazhdojnë të mbeten “puzzle” edhe në kohën tonë. Të tjerët e kanë parë "fundin", nga një perspektivë më e gjerë- saqë disa herë kanë qenë dramatike, përmendim këtu fundin e kohërave të profetizuar nga Bibla dhe profecia e Mayave, kalendari i të cilëve është parashikuar që të përfundojë më 21 dhjetor 2012. Spastrimi i ngjarjeve të botës është bërë ne fshesën  e këtyre pikëpamjeve "fundi-ste". Turma e mongolit Genghis Khan-së, "Tatarët," morën këtë nofkë nga të krishterët pasi mendoheshin se ishin pushtues që vinin nga thellësitë e tokës, Tartarus(ferri) për të njoftuar se fundi i botës është afër. Personazhi i Tolstoi-t nga kryevepra “Lufta dhe Paqja”, Pierre Bezukhov, shpenzoi shumë kohë për t’i bashkëngjitur vlera numerike emrit të Napoleonit - për të parë nëse do të rezultonte "numri i djallit" (666). Hitleri gjithashtu u cilësua si anti-Krishti, megjithëse koha vërtetoi se këto pikëpamje ishin dështime dhe se fundi i kohërave nuk erdhi. Shumë analistë shprehin dyshime lidhur me tezat e fundit për "fundin e historisë", madje edhe vetë Fukuyama ka hamendësuar se megjithëse mund të duket se është arritur pika përfundimtare e historisë, vetvetiu historia vazhdon të ecë në një pikë të re. Me këtë mini-teze të hamendësuar, në mënyrë paradoksale ai mund të ketë të drejtë, pasi ngjarjet botërorë duhen para në një këndvështrim që e konsideron “fundin”, një pike jo përfundimtare. Vetë Bibla e argumenton fundin në këtë pikëpamje. Përmbytjen e botës e sheh jo si fundin e historisë njerëzore, por si një fillim i ri.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›