E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini merr në mbrojtje Bamir Topin

29-12-2011 / Gazeta 55

Në intervistën e fundvitit, kryetari i PS i kushtoi Bamir Topit një elegji për humbjen e presidencës dhe rezervoi fraza simpatie edhe për bashkëpunimin në të ardhmen

Edi Rama nuk e lë Bamir Topin vetëm.
Me konfirmimin e mbështetjes që i ka dhënë dje, Edi Rama i ka dhënë një herazi edhe një motiv më shumë që, Bamir Topi, në vijimi të axhentës së tij politike që ka filluar të lëviz nëpër aksin “Presidencë – Partiçkë”, të ecë i sigurt në këtë rrugë.
Nuk ishte e papritur “konsiderata” e mbrëmshme e Edi Ramës për Bamir Topin, kur ai e “klasifikoi” atë “mbi palët” dhe “si garant i Kushtetutës”.
Prej kohësh i mungonin Bamir Topit këto konsiderata, që Edi Rama i kishte mbajtur të fshehura “brenda vetes” dhe ndërsa nuk kishte guxuar ti artikulonte as në 21 janar, as pas 21 janarit, thjesht dhe vetëm për të mos e dekonspiruar si “burri i bulevardit”, e “zbrazi marazin” mbrëmë.
Koha (pikërisht mbrëmë), që zgjodhi Edi Rama për të mos vazhduar ta mbajë ende të fshehur konsideratën e tij për Bamir Topin, merr një domethënie të madhe. Konsideratat “pa doganë” të Edi Ramës për Bamir Topin, nuk janë thjesht dhe vetëm një kartolinë për Vitin e Ri, sepse ai (Edi Rama) prej ditësh e ka dërguar “nudon” e tij, jo vetëm për Bamir Topit. Ajo konsideratë, e mbushur plot superlativa për Bamir Topin, u “konsumua” nga ana e Edi Ramës, në një kohë kur vetë Bamir Topit i janë konsumuar argumentet, që të na mbushë mendjen se vërtetë është “mbi palët” apo “garant i Kushtetutës”. Këto argumente, ju konsuamuan që në 21 janar të këtij viti që po mbyllet, kur “garanti i Kushtetutës”, sulmin ndaj institucioneve kushtetuese, e etiketoi si “ngjarje bulevardi”.
Tentativat e tij (Bamir Topit) të mëvonshme “për të vënë vetulla, duke nxjerrë sytë”, shkoi keq e më keq. Ndaj edhe ai, në zemërim e sipër, jo pse nuk gjeti terrenin e pritshëm tentativa e puçit të shtetit në 21 janar, por sepse nuk po mundte të përmirësonte imazhin e tij, nxitoi dhe u hodh te “prehri” i Edi Ramës. Këtë provë e dha dhe e vulosi në 8 maj 2011, kur si Presidenti “mbi palët” dhe “garanti i Kushtetutës”, ia dha votën kandidatit kreysocialist për kryebashkiak të Tiranës, Edi Ramës.
Edi Rama nga ana e tij, ia vonoi “borxhin” Bamir Topit, por nuk ia harroi “kontributin” dhe ndaj mbrëmë në intervistën e fundvitit, kryetari i PS i kushtoi atij (Bamir Topit) një elegji për humbjen e presidencës dhe rezervoi fraza simpatie edhe për bashkëpunimin e pritshëm në të ardhmen...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›