E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundi i izolimit

Kosova ka pranuar përgjigje pozitive për anëtarësim nga shtatë organizata rajonale. Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi thotë se pritet që edhe organizata të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Kosova ka bërë disa hapa të rëndësishëm në anëtarësimin në nismat rajonale.

Zëvendësministri i Jashtëm dhe njëherësh koordinator i këtij procesi, Petrit Selimi, në një prononcim për Express, bëri të ditur se tashmë shtatë organizata rajonale kanë dhënë përgjigje pozitive për anëtarësimin e Kosovës në to.

“Me ndërmjetësuesin Cooperit kemi krijuar listën fillestare të organizatave dhe tashmë kemi dërguar shumë kërkesa për anëtarësim, me letrën përcjellëse të Cooperit”, ka thënë Selimi, të dielën.

“Procesi nuk është ditor, por javor dhe mujor. Mirëpo, tashmë kemi përgjigje pozitive nga 7 organizata rajonale, ku nuk kemi marrë pjesë më herët, prej Investment Compact deri te Forumi i Odave Ekonomike të Adriatikut dhe Jonit, apo organizatat e rëndësishme si RCC, apo organizmat europianë të auditimit apo luftës kundër korrupsionit”.

Pavarësisht kësaj, problemi mbetet tek anëtarësimi në organizata e mëdha si Këshilli i Europës dhe OSBE’ja, te të cilat si duket diplomacia kosovare ka dështuar t’i bindë se Kosova meriton të jetë pjesë e familjes së tyre. E, Selimi ka një arsyetim krejt tjetër për këtë.

“Kjo marrëveshje vlen vetëm për organizata rajonale... Është e qartë se kjo rrugë është njëdrejtimëshe dhe se Kosova veçsa do t'i thellojë marrëdhëniet me këta organizma, posaçërisht pasi që UNMIK’u tashmë është tërhequr si interlokutor apo ndërmjetësues”, ka thënë ai.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Express)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›