E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojnë studentët

Qindra studentë dhe qytetarë kanë protestuar të enjten në Prishtinë ndaj burgosjes së vëllezërve Ramadani dhe Kiçina, ndërsa kanë kërkuar drejtësi për rastin në fjalë dhe ndërprerjen e menjëhershme të burgimit të padrejtë të çlirimtarëve.

Protestën e ka organizuar Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës. Nën moton “Drejtësi për vëllezërit Ramadani dhe Kiçina”, protestuesit kanë bërë trajektoren nga Fakulteti i Filologjisë deri tek Gjykata Supreme e Kosovës.

Kryetari i Parlamentit të Studentëve të UP-së, Arbër Kuçi, ka thënë se Gjykata Supreme e Kosovës dhe EULEX-it duhet që të vendos drejtësi për rastin e vëllezërve Ramadani e Kiçina, duke gjetur fillimisht provat e humbura nga përfaqësuesit e UNMIK-ut.

Drejtësi për vëllezërit Ramadani dhe Kiçina kanë kërkuar edhe sportistët e Kosovës, në emër të të cilëve ka folur ish-boksieri Fatmir Makolli.

Tash e tetë vjet ish-luftëtarët e UÇK-së, Arsim e Burim Ramadani dhe Arben e Jeton Kiçina mbahen në burg dhe në mungesë provash ata janë dënuar me 106 vjet me burg.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›