Fundi i luftes ne Irak SHBA terheq te gjithe ushtaret

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ne foto Barack Obama dhe Nuri al-Maliki Ne mengjesin e dites se premte 21.10. presidenti amerikan Barack Obama ka folur me telefon me kryeministrin irakian Nuri al-Maliki dhe te dy kane rene dakord per hapat e metejshem theksoi Obama. Nje marreveshje perkatese nga viti 2008 e lidhur nen presidencen e George W. Bushit para se Obama te kishte marre pushtetin ne SHBA ishte percaktuar si date per terheqjen e trupave amerikane nga Iraku 31 dhjetorin e vitit 2011.
Njekohesisht ne kete dite perfundon edhe imuniteti i trupave amerikane ne token irakiane. Negociatat per zgjatjen e imunitetit duket haptazi se kane deshtuar. Kryeministri irakian ka sqaruar gjate javes se kaluar se amerikanet mund te mbeten per te trajnuar forcat e armatosura te Irakut por ata nuk mund te gezojne imunitet. Per Shtetet e Bashkuara te Amerikes imuniteti per trupat e saj megjithate eshte parakusht themelor per nje mision afatgjate.
Raporte mes shteteve sovrane
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nje ushtar amerikan ne IrakMarredheniet me Irakun tani hyjne ne nje faze te re sqaroi me tej presidenti Obama Do te jete nje marredhenie normale mes shteteve sovrane nje partneritet i balancuar i cili do te bazohet ne interesin dhe respektin reciprok. Une kam ftuar kryeministrin Maliki qe ne dhjetor te vizitoje Shtepine e Bardhe dhe ne do te vazhdojme per te diskutuar se si Shtetet e Bashkuara do te mund te ndihmojne ne trajnimin e forcave te sigurise ne Irak ashtu sic ne mbeshtesim vende ne mbare boten theksoi presidenti amerikan. Irakun e presin ende dite te veshtira dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane te interesuar per nje Irak stabil te sigurt dhe te pavarur.
Denis McDonough zevendeskeshilltar per ceshtje te sigurise kombetare i presidentit amerikan e pershkroi luften ne Irak si nje sukses. Sipas tij ka funksionuar strategjia e presidentit per te trajnuar forcat irakiane te sigurise Raportet per forcat irakiane te sigurise njeri pas tjetrit kane deshmuar se keta djem jane te gatshem ata jane te afte ata e kane deshmuar veten e tyre pjeserisht ne situata shume te rrezikshme me te cilat ata do te perballen edhe ne te ardhmen. Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane te kenaqura thote McDonough. Por amerikanet do te vazhdojne te trajnojne irakianet per sistemet e armeve te cilat sapo i kane blere. Poashtu do te kete edhe trajnime te perbashketa. Mes 4000 dhe 5000 forca private te sigurise do te perkujdesen nder te tjera per mbrojtjen e ambasades amerikane dhe perfaqesive diplomatike ne vend.
Permbushja e premtimit
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ushtaret amerikane behen gati te kthehen ne shtepiLidhur me situaten e sigurise ne Irak Tony Blinken keshilltar per ceshtje te sigurise i zevendespresidetnit amerikan Joe Biden ve ne dukje se irakianet kane mesuar shume ne dy - tre vitet e fundit se si ata mund te zgjidhin mosmarreveshjet e tyre nepermjet nje procesi politik. Kjo ka zbutur ne shkalle te konsiderueshme problemin e dhunes ne mes te grupeve etnike. Perderisa ne vitin 2008 kishte 1500 incidente ne jave kete vit regjistrohen vetem 100.
Me terheqjen nga Iraku Obama permbush nje premtim elektoral. Qysh ne gusht te vitit te kaluar ai kishte njoftuar per fundin e luftimeve dhe kishte filluar me terheqjen e trupave. Ne dy muajt e ardhshem do te kthehen ne shtepi edhe 40.000 trupat amerikane te cilat aktualisht ndodhen ne Irak. Lufta kishte filluar me 20 mars te vitit 2003 ne Irak kane sherbyer deri tani mbi nje milione ushtare. Kjo lufte u kushtoi me jete mbi 4.400 ushtareve amerikane. Numri i irakianeve te vrare vleresohet ne 100.000. Kostoja financiare e luftes ne Irak per amerikanet vleresohet te jete afro nje bilione dollare.
Autor Christina Bergmann / Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi