E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarje historike apo farse - ETA shpall fundin e luftes se armatosur

Deklarata nuk vjen e papritur. Nje numer i madh aksionesh te suksesshme te policise e kane dobesuar shume ushtarakisht ETA-n. Ne shoqerine baske mbeshtetja per te eshte ne renie te vazhdueshme. Forcat separatiste kerkojne negociata politike dhe qe disa muaj me pare i kishin bere thirrje ETA-s te heqe dore pergjithnje nga dhuna. Nje konference per paqe pa pjesemarrjen e qeverise spanjolle te marten 18.10. u beri te mundur terroristeve te shpallin fundin e luftes se armatosur pa humbur fytyren perpara mbeshtetesve te tyre.

Aeshte deklarata e ETA-s vertet historike

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga takimi ne San Sebastian

Mesazhi video i ETA-s eshte nje lajm i mire per kete jane dakord thuajse te gjithe ne Spanje. Palet ndahen megjithate ne vleresimin e ketij momenti a eshte deklarata e ETA-s vertet historike apo vetem pika kulmore e nje farse e cila ishte pregatitur kohe me pare Me aktore te njohur ne rolet dytesore ish sekretari i pergjithshem i OKB-se Kofie Annan ish kryetari i Sinn Fein-it Gerry Adams ish kryeministrja norvegjeze Gro Harlem Bruntland. Ata ishin te pranishem kur ne fillim te javes u mbajt nje konference nderkombetare per paqe ne San Sebastian e paautorizuar nga qeveria spanjolle. Rezultati nje plan me pese pika i cili u prezantua nga ish kryeministri irlandez Bertie Ahearn Ne i bejme thirrje ETA-s te deklaroje publikisht fundin definitiv te te gjitha aksioneve ushtarake dhe tu kerkoje qeverive ne Spanje dhe France bisedime per pasojat e konfliktit.

Deklarata nuk ishte hartuar gjate konferences por ishte formuluar me pare kjo ishte pershtypja e vezhguesve ne San Sebastian. Si qeveria spanjolle ashtu edhe partite opozitare me te rendesishme deklaruan se plani pesepikesh i te veteshpallurve ndermjetes nderkombetare nuk eshte i pranueshem. Ai parashikon leshime politike per ETA-n dhe kjo nuk eshte e pranueshme. ETA duhet te dorezoje armet dhe te shperbehet. Megjithate pritej qe ETA te shpallte fundin e luftes se armatosur. Ajo e beri kete dhe iu permbajt thuajse fjale per fjale planit nga San Sebastian ETA ka vendosur ti jape fund pergjithnje aktivitetit te saj te armatosur. Ajo i ben thirrje qeverive te Spanjes dhe Frances per fillimin e bisedimeve direkte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Kryeministri i Spanjes Jose Luis Rodriguez Zapatero

Kryeministri Zapatero doli para shtypit nje ore pas publikimit te videos se ETA-s Uniteti i partive demokratike te Spanjes dhe vendit te baskeve ishte vendimtar per arritjen e ketij rezultati.

Qeveria dhe opozita festojne publikisht fitoren ndaj terrorit

Nuk jane bere leshime politike theksojne ato njezeri. Ne te njejten kohe ETA fale konferences se San Sebastianit ruajti fytyren para atyre pak perkrahesve qe i kane mbetur. Te pakten mund ta besoje kete vete. Ushtarakisht ETA prej muajsh ishte e mundur prej shume vitesh policia franceze dhe spanjolle ka arrestuar vazhdimisht anetare te larte te saj ne disa raste me ritme javoreKjo eshte ora per te shprehur falenderime per gjykatesit dhe prokuroret dhe per te gjitha vendet qe na kane mbeshtetur ne luften kunder terrorit. Ne radhe te pare Francen dhe presidentin e saj Nicholas Sarkozy.

ETA e dobesuar edhe politikisht

Gjate mandatit te ish ministrit te Brendshem Rubalcaba u kryen arrestimet dhe gjetjet e armeve me spektakulare. Por fundi i ETA-s nuk kishte ardhur vetem ne aspektin ushtarak edhe politikisht terroristet kohet e fundit ishin plotesisht te izoluar. Aktet e tyre terroriste u dhane qeverive te ndryshme ne Madrid argumentet per te ndaluar partite ekstremiste dhe separatiste ne vendin e baskeve para disa vitesh partine Batasuna dhe vetem pak kohe me pare partine Sortu. E majta socialisto-nacionaliste prej muajsh ushtronte trysni ndaj ETA-s per tu dorezuar por armepushimi i shpallur nuk mjaftonte per te siguruar hapesiren e nevojshme te veprimit per ndjekjen e rruges politike drejt objektivit per pavaresine e vendit te baskeve. Per kete arsye e majta nga njera ane ushtronte trysni ndaj ETA-s dhe nga ana tjeter organizoi pjesen teatrale me konferencen e paqes ne San Sebastian per tu ofruar terroristeve nje lloj ure te arte te cilen qeveria spanjolle nuk kishte mundesi ta bente.

Bildunterschrift

Pra tani te gjithe mund te jene te kenaqur me deklaraten historike pothuajse te gjithe Shoqatat e viktimave druajne se tani qe te gjithe ruajten fytyten terroristeve do tu behen ne fund leshime ne menyre qe ti dorezojne vertet armet. Pas fundit te diktatures Spanja ankoroi madje ne kushtetute nje amnisti per krimet me motive politike gjate kohes se Frankos.

Autor Reinhard Spiegelhauer/Eliana Xhani

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›