Fundi i mbikëqyrjes, Nishani: Kosovën e presin sfida

Kreu i Shtetit, thekson se i drejtohet shqiptarëve të Kosovës në këtë moment kur e ardhmja dhe e shkuara e Kosovës ndahen dhe bashkohen njëherësh.
“Përmbyllja e mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës është kurorëzimi i përpjekjeve dhe veprës sublime të brezave të luftëtarëve, dëshmorëve, njerëzve të dijes, politikanëve dhe aleatëve tanë të lirisë. Përulemi me mirënjohje para veprës së tyre! Republika e Kosovës sapo ka nisur udhëtimin e saj të gjatë si një shtet plotësisht i pavarur dhe sovran që ka tërësisht në duart e saj të ardhmen e qytetarëve dhe të brezave që do të vijnë. Më lejoni t’ju uroj në këtë ditë ogurbardhë, gëzimi i të cilës bëhet pjesë e festimit tonë të 100-vjetorit të shtetit të parë shqiptar”, thuhet në mesazh.
Më tej thuhet se qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës do të kenë përgjegjësinë e plotë për të punuar për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Edhe Ministria e Jashtme dërgoi një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës, duke i përgëzuar për këtë arritje historike në konsolidimin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, të institucioneve të saj demokratike multietnike gjithëpërfshirëse, plotësisht funksionale në të gjithë territorin e vendit. “Ky vendim shënon një hap të rëndësishëm domethënës për të gjithë Ballkanin, për tu ndarë përfundimisht nga e kaluara dhe hapur kapitullin e mundësive të reja të prosperitetit, bashkëpunimit, paqes dhe integrimit”, thuhet në reagim.
Ministria e Punëve të Jashtme shpreh besimin se Qeveria dhe populli i Kosovës, me përkushtimin e tyre dhe mbështetjen e fuqishme të partnerëve ndërkombëtarë, do të ecin me vendosmëri drejt zhvillimit të reformave transformuese që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të saj dhe integrojnë vendin në strukturat evropiane dhe euro-atlantike. Ajo vlerëson angazhimin serioz të Republikës së Kosovës në dialogun me Republikën e Serbisë dhe vullnetin e saj për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, si elementë thelbësorë dhe faktorë të rëndësishëm në bashkëpunimin rajonal dhe më gjerë. /Start/
2012-09-11 08:41