E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërhiqen demokratët, diskutimet për Kushtetutën që sot

Një ditë më parë, kryeministri Berisha është shprehur se heqja e imunitetit duhet të bëhet brenda shtatorit, në mënyrë që Shqipëria të mund të përfitojë marrjen e statusit të vendit kandidat.

“Meqë shatori është një afat kritik për vlerësimin e arritjeve të Shqipërisë, unë me njerëzi do t’ju lutesha që të bëjmë gjithçka për të afruar në përputhje me rregullat afrimin e datës së votimit në Parlament për imunitete dhe të propozimeve të PS, për të cilat ne kemi shprehur qëndrimin tonë. Në rast se do të mundej që kjo procedurë të kompletohej brenda afatit kohor për të cilin po bëjmë fjalë, ky do të ishte lajmi më i mirë që ne mund t’u dërgonim partnerëve tanë në Evropë dhe në botë. Le ta afrojmë ne. Nuk mund të them se çfarë do të bëjnë ata saktësisht, por të paktën për datat të mos mbetet pa u votuar në muajin shtator”, deklaroi Berisha dje në mbledhjen e grupit parlamentar.

Menjëherë pas kësaj, Kuvendi i Shqipërisë nxori një njoftim ku bëhet me dije se mbledhja e Këshillit të Legjislacionit dhe Ligjeve do të zhvillohet sot pasdite në orën 18:30.  "Kryetarja e Kuvendit bazuar në Rregulloren e Kuvendit thërret Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për t?u mbledhur nesër, e martë ora 18:30 në seancën e dytë të shqyrtimit të iniciativës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese dhe pasnesër, e mërkurë ora 09:30, seancë dëgjimore me grupet e interesit", thuhet në njoftimin e Kuvendit./S.Ll/Start/

                                                                                             2012-09-11 09:07
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›