Nisma e PS, mblidhet sot Këshilli i Legjislacionit

Keshilli i Legjislacionit
TIRANE- Mblidhet sot Keshilli i Legjislacionit per te shqyrtuar nismen e PS-se per ndryshimet kushtetuese. Pavarësisht vendimit të marrë nga Këshilli i Legjislacionit dhe Komisioni i Ligjeve pak ditë më parë, ku u kërkuan dy javë kohë për diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese, nëpërmjet një njoftimi për shtyp te dites se djeshme, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e ka përshpejtuar këtë proces.
Në njoftimin e Parlamenti thuhet se; Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli bazuar në Rregulloren e Kuvendit thërret Këshillin për Legjislacionin dhe Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për tu mbledhur te martën ora 10:30 në seancën e dytë të shqyrtimit të iniciativës së Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese.
Po ashtu, parlamenti njofton se të mërkurën në orën 09:30, do të thirret një seancë dëgjimore me grupet e interesit.
Më 6 shtator, maxhoranca shtyu me dy javë diskutimin e nismës së propozuar nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese. Në mbledhjen e shkuar anëtarët e maxhorancës votuan propozimin për të marrë më shumë kohë që ta studiojnë nismën e PS-së.
Dje, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, kryeministri Sali Berisha, kërkoi që të afrohet data e shqyrtimit të ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Partia Socialiste, për të cilat, tha ai, ne e kemi shprehur qëndrimin tonë.
Nderkohe, ne mbyllje te vizites se tij 5-ditore ne Tirane, zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker tha se javet ne vazhdim jane kritike per te ardhmen e vendit, dhe se Shqiperia do te jete nen vezhgimin e vazhdueshem te Uashingtonit.