E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fund mbikqyrjes, Fule: Kapitull i ri për Kosovën

Stefan Fyle

PRISHTINE- Komisioneri për Zgjerim dhe Politika Evropiane të Fqinjësisë, Stefan Fule eshte shprehur i ngazëllyer, ndersa ndodhej në një darkë solemne të organizuar mbreme në Prishtinë nga autoritetet kosovare, me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë. Kjo ngjarje, sipas zyrtarit evropian, shënon hapjen e një kapitulli të ri në historinë e Kosovës.

Fule, pjesëmarrja e të cilit në këtë darkë është kritikuar nga autoritetet serbe që kanë vlerësuar se me këtë Bashkimi Evropian po e njeh pavarësinë e Kosovës, ka shoqëruar me një fusnotë fjalinë e fjalimit që e ka lexuar në këtë darkë, në të cilën të pranishëm ishin shumë diplomatë ndërkombëtarë.

Fusnota kishte këtë përmbajtje: Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Megjithëkëtë, Zyra e BE-së në Kosovë që ua ka dërguar medieve fjalimin e shkruar të Fules, ka thënë për të të ketë marrë pjesë në një ngjarje në Prishtinë për të shënuar fundin e pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Zyrtari i BE-së ka uruar presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi për, siç ka thënë, arritjet e Kosovës në këto vitet e fundit. Ai ka rezervuar falënderime të veçanta për Martti Ahtisaarin, pa të cilin ka thënë se Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

Jam këtu sonte tu gëzohem arritjeve tuaja dhe tju inkurajoj që ta ndërtoni një Kosovë të qëndrueshme, demokratike, të begatë dhe shumetnike. Andaj jam këtu tjua përçoj një mesazh të mbështetjes së fuqishme nga Bashkimi Evropian, ka thënë Fule. Ne do tju mbështesim edhe më shumë gjatë përballjes suaj me këto sfida të reja. (Koha Ditore)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›