E Diel, 1 Nëntor 2026

„Milan Park‰ hapet për fëmijët kryeqytetas

"Milan Park" hap dyert për
të nisur kështu në Tiranë
edicioni i parë. Kjo nismë
ka si synim të saj argëtimin e
fëmijëve. Klubi italian ka ngritur
në sheshin "Nënë Tereza"
parkun e tij dhe që në ditën
e parë pjesëmarrja ka qenë
tepër e madhe. Për të ndjekur
këtë aktivitet, ka ardhur në
kryeqytet dhe ish-kampioni i
Milanit, Franko Barezi. "Është
bukur të shohësh kaq shumë
njerëz, kaq shumë pjesëmarrje
dhe këta fëmijë. Milani është i
lumtur që sjell këto evente, në
mënyrë që edhe fëmijët shqiptarë
të njohin më mirë botën
e Milanit dhe ngjyrat kuqezi.
Do të organizojmë dhe ‘Milan
Junior Camp", ku të vegjlit
do të kenë mundësi të bëjnë
futboll me metodat tona, me
trajnerët tanë të të rinjve. Pak
ditë më parë, Shqipëria bëri një
fi gurë të mirë në ndeshjen me
Milanin. Shpresoj të ketë sa më
shumë evente të tilla në të ardhmen",
u shpreh Barezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›