Fundjava e legjionarëve në Europë

(ALBANIA SPORT)- Fundajva per legjionaret shqiptare e kosovare ishte e varfer ne kampionatet e ndryshme europiane. Gola shënojnë vetëm Albert Bunjaku në Gjermani dhe Atdhe Nuhiu në Austri. Debuton Altin Lala per sezonin 2009-2010, por me nje humbje te thelle
GJERMANI
Albert Bunjaku – Sulmuesi kosovar po dëshmon se ka cilësi të rralla në shënimin e golit. Bunjaku realizoi golin e vetëm të skuadrës së tij 1. FC Nürnberg në humbjen 2-1 me Borussia M'gladbach. Bunjaku shënoi në minutën e 47-të, golin e barazimit të përkohshëm 1-1. Për Bunjakun ky ishte goli i tij i pestë rresht në tre ndeshjet e fundit. Bunjaku u ngjit në kuotën e 11 golave, duke qenë i dyti në listën e golashënuesve në Bundesligë. Bunjaku ka shënuar 11 nag 18 gola që ka realizuar skuadra e tij, fatkeqësisht e fundit në Bundesliga 1.
Altin Lala – Kapiteni i Kombëtares shqiptare nisi me një debutim të hidhur vitin 2010 në humbjen 1-5 të Hannover 96 me Werder Bremen. Mesfushori 34-vjeçar Lala hyri në minutën e 46-të. Kjo ishte dhe ndeshja e parë e Lalës për sezonin 2009-2010.
Jahmir Hyka – Mesfushori shqiptar ende nuk po gjen një vend në formacionin e skuadrës së tij, 1. FSV Mainz 05. Edhe në barazimin 1-1 në transfertë me Hertha BSC, Hyka nuk ishte as në stol.
Edmond Kapllani – Tus Koblenz i Edmond Kapllanit dhe Ervin Skelës barazoi në shtëpi 0-0 me Hansa Rostock. Sulmuesi durrsak luajti si titullar gjatë gjithë takimit. Në minutën e 70-të topi i goditur prej tij kaloi ngjitur me shtyllën horizontale. Skela ishte gjatë gjithë kohës në bankinë.
Besart Berisha- Sulmuesi kosovar ende nuk po gjen një vend në 18-shen e Arminia Bielfeld në fitoren 2-0 të kësaj të fundit me Rot Weiss Ahlen.
AUSTRI
Atdhe Nuhiu – Edhe sulmuesi
kosovar i SV Ried, Atdhe Nuhiu, humbi në ndeshjen e parë të këtij viti
2-1 me kampionët e Austrisë, Red Bull Salzburg. Gjithsesi, Atdhe Nuhiu
shënoi edhe golin e vetëm të SV Ried në minutën e 52-të, një gol me
kokë. Atdhe Nuhiu u ngjit në kuotën e 6 golave, duke qenë shënuesi më i
mirë i ekipit të tij.
Hamdi Salihi – Rapid Wien e
nisi keq rifillimin e sezonit me një humbje 4-2 me Lask Linz. Sulmuesi
shqiptar Hamdi Salihi ishte i pafat, madje shkodrani u ndërrua në
minutën e 58-të. Rapid Wien humbi dhe vendin e parë, tashmë i dyti me
41 pikë, një më pak se Red Bull Salzburg, 42 pikë.
Ronald Gërcaliu - SC Magna Wr.
Neustadt i mbrojtësit shqiptar Ronald Gërcaliu humbi 1-0 me SV
Mattersburg. Shqiptari me pasaportë austriake nuk ishte as në stol në
këtë ndeshje.
ITALI
Erjon Bogdani – Chievo Verona e Erjon Bogdanit humbi 0-1 me Sienën në Seria A. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar, por u ndërrua në minutën e 60-të nga Granoche.
Edgar Cani – Pianceza e Edgar Canit humbi në Serie B 1-0 në transfertë me Brescia, pas dy fitoreve radhazi.
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 14 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili