E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Shehu e nis me fitore

(ALBANIA SPORT) – Ylli Shehu e nisi me fitore debutimin e tij historik si trajner i një skuadre të Kategorisë Superiore. Trajneri i ri i Teutës (pasoi Mirel Josën në stol) fitoi 2-0 ndaj Gramozit të Agim Canajt, duke qenë ndër tre trajnerët nga 13 të tillë si zëvendësues që e nis me fitore. Më parë me fitore e kishin nisur Përparim Daiu i Shkumbinit kundër Dinamos (4-0, java 16) dhe Nevil Dede i Tiranës kundër Teutës në Durrës (0-1, java 19). Ndryshe nga Ylli Shehu, me humbje e nisi Mirel Josa në ndeshjen e parë të tij si trajner i Skënderbeut për këtë sezon. 13 trajnerët zëvendësues në debutimin e tyre kanë këtë bilanc: 13 ndeshje,  3 fitore, 1 barazim, 9 humbje. 

TRAJNERET ZËVENDËSUES DHE
NDESHJET E PARA TË TYRE

Kristaq Mile (Shkumbini)
Java 3: Apolonia-Shkumbini 1-0 (H)

Gugash Magani (Flamurtari)
Java 5, Gramozi-Flamurtari 2-0(H)

Agim Canaj (Gramozi)
Java 6: Gramozi-Besa 0-0(B)

Roland Luçi (Vllaznia)
Java 6: Flamurtari-Vllaznia 2-0(H)

Alban Tafaj (Tirana)
Java 7: Dinamo-Tirana 2-1(H)

Hasan Lika (Apolonia)
Java 11: Dinamo-Apolonia 3-2(H)

Përparim Daiu (Shumbini)
Java 16: Shkumbini-Dinamo 4-0(F)

Edi Martini (Vllaznia)
Java 18: Shkumbini-Vllaznia 2-1 (H)

Andrea Marko (Skënderbeu)
Java 18: Skënderbeu-Kastrioti 0-1(H)

Nevil Dede (Tirana)
Java 19: Teuta-Tirana 0-1 (F)

Devi Muka (Tirana)
Java 20: Tirana-Vllaznia 0-1(H)

Mirel Josa (Skënderbeu)
Java 21. Vllaznia-Skënderbeu 3-2(H)

Ylli Shehu (Teuta)
Java 21: Teuta-Gramozi 2-0(F)

13 trajnerë zëvendësues në debutim.
Bilanci 13 ndeshje,  3 fitore, 1 barazim, 9 humbje
Burimi: Albania-sport.comE Diele, 14 Shkurt 2010

 
Shto dhe ti komentin tend

Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›