Fundjava, kaos dhe stres ne trafikun e kryeqytetit
Tirane-Per disa dite kryeqyteti po perjeton nje kaos total te qarkullimit te automjeteve. Per te shkuar ne destinacion, drejtuesve te automjeteve iu duhet te pershkojne rruge me te gjata nga sa e kishin planifikuar dhe per me shume, qendrim me minuta te tera ne trafik. Eksperimenti i bashkise se Tiranes, per "derdhjen" e gjithe trafikut te degezimeve te sheshit "Skenderbej", vetem ne rrugen qe lidh Banken e Shqiperise me Gjykaten e Larte, ka paralizuar levizjen e automjeteve, duke krijuar vonese dhe lodhje nervore, por edhe harxhim te pallogaritur te karburantit, per shkak te qendrimit ne radhe te gjata ne trafik. E veshtire eshte bere levizja edhe per kembesoret. Efektiveve te policise rrugore, qe kane shtuar sherbimet ne qender te qytetit, u duhet te stermundohen per te menaxhuar levizjen e mjeteve. Per shkak te vargut te gjate te makinave, edhe semaforet dalin jashte funksionimit te tyre normal. Megjithese bashkia nga ana e saj, ka angazhuar policet e saj per t'i ardhur ne ndihme atyre te rrugores, kjo gje nuk e ka lehtesuar aspak trafikun e krijuar. Kjo situate vazhdon te jete e tille qe prej nisjes se punimeve nga bashkia per rikonstruksionin e sheshit "Skenderbej". Policia rrugore e kryeqytetit, e ka cilesuar nje plan te pastudiuar nga bashkia, menyren e orientimit te levizjes se automjeteve. Gjithe koston e ketij vendimi, ju duhet qytetareve qe ta vuajne ne keto dite te nxehta vere.