Fundjava me diell, popullohet bregdeti i Shëngjinit

Dielli i ngrohte me temperatura deri në 30 gradë celsius tërhoqi qytetar të shumtë drejt bregdetit të Shëngjinit.
E gjithë vija bregdetare ishte e populluar, ku nuk mungonin as ata që bënin plazh duke shijuar rrezet e diellit dhe r provuar freskinë e detit.
Shqiptaret e Kosovës vijojnë të jenë më besnikët e Shëngjinit edhe në këtë periudhe pranvere, por pa lënë dhe të ardhurit nga qytete të tjera të Shqipërisë.
Me rritjen e temperaturave një pjesë e konsiderushme e bizneseve në Shëngjin janë hapur, për t’ju ofruar shërbimeve pushuesve numri të cilëve pritet të jetë gjithnjë në rritje.
/rtsh.al/