Fundjava ne Dajt

Jo shumë larg nga Tirana, 26 km në lindje, ngrihet mali i Dajtit, vendi më i pëlqyer në kryeqytet për të apasionuarit pas turizmit malor.
Vizitorët dhe pushuesit janë të pranishëm në çdo stinë të vitit. Ndonëse infrastruktura rrugore lë shumë për të dëshiruar, rruga e malit të Dajtit përshkohet çdo ditë nga mbi rreth 600 pushues në ditë, nga të cilët 70% e tyre janë turistë të huaj.
Mali i Dajtit arrin një lartësi prej 1613 metra, me rreth 26 lloje drurësh dhe shkurresh pyjore, të cilat mbulojnë rreth 80 % të territorit.
Komuna e Dajtit karakterizohet edhe nga një trashëgimi të pasur kulturore, që fillon nga antikiteti e deri në ditët tona. Zona e Dajtit përfshin një numër të konsiderueshëm monumentesh kulture që u përkasin periudhave të ndryshme. Njëri prej këtyre është edhe Kalaja e Dajtit , Kalaja e qytezës në Tujan , Rrënojat e Kishës Shën Mërisë, dhe shumë të tjerë.
Malet ndahen nga qafa dhe gryka të thella ose kanione mbresëlënëse, duke i ofruar vizitorëve peisazhe fantastike dhe larmi refleksesh dhe ngjyrash.
Tashmë me natyrën e larmishme janë alternuar mjaft komplekse, hotele, bare e restorante ku spikasin ndërtimet me gurë dhe dru.
Mali i Dajtit, edhe në këtë stinë të nxehtë, vazhdon të mbetet i preferuar për pushues e turistë të huaj, të cilët kanë zgjedhur ajrin e pastër të parkut kombëtar të Dajtit për të kaluar një fundjavë.