Romney kunder martesave gay
Kandidati republikan për garën presidenciale të Shteteve të Bashkuara Mitt Romney ka folur kundër martesës se homoseksualeve. Teksa fliste në një ceremoni në një universitet në Virginia, Romney e bëri të qartë qëndrimin e tij.
"Kultura, në çfarë beson, çfarë vlerëson e si jeton- kjo ka rëndësi. Edhe pse këto principe janë thelbësore, ato mund të jenë objekt debati herë pas here. Martesa është një marrëdhënie mes një burri e një gruaje",-tha Romney, por theksoi po ashtu se çiftet e së njëjtit seks duhet të kenë disa të drejta, përfshi edhe adoptimin e fëmijëve.
Deklarata e Romney u bë pasi presidenti aktual Barak Obama tha se ishte në favor të martesës mes personave të të njëjtit seks. "Ne nuk do ta kthejmë kohën pas. Nuk do t'i kthehemi ditëve kur të përjashtonin nga ushtria e SHBA-se për atë që ishe apo për atë që doje. Ne do ta bëjmë këtë vend të ecë përpara",-tha Obama në Seattle.
Martesat gay aktualisht lejohen vetëm në 6 shtete të SHBA-së. Ndërsa analistët e kanë parë këtë veprim si të menduar mirë nga ana e presidntit amerikan për të tërhequr sa më shumë në radhët e votuesve të pavarur.