Aksident ne Lushnje humb jeten motoristi
Aksident me pasojë vdekjen e një 21 vjeçari ka ndodhur në aksin rrugor Klubi i Shoferit - Këshishtaj në Lushnje. Viktima është Fatjon Mëhilli, banor i qytetit të Divjakës i cili ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi në kilometrin e parë të këtij aksi rrugor dhe është përplasur me pjesën e pasme të një fuoristrade. Pas përplasjes drejtuesi i motoçikletës ka përfunduar së bashku me mjetin në kanal duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Pas kësaj ngjarje kanë qenë banorët e Këmishtaj të cilat pasi kanë parë aksidentin kanë nxituar për ti dhënë ndihmën e parë të aksidentuarit. Sipas banorëve 21 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe i mungonte kaska mbrojtëse në kokë. Ndërsa është shoqëruar për në komisariat drejtuesi i fuoristradës shtetasi Mark Ndoni 57 vjeç nga Lushnja. Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia dhe parakalimi i gabuar i drejtuesit të biçikletës.