Fundjava në Metropol
Në Teatrin e Metropolit shfaqen dy spektakle për fëmijë e adoleshentë. Në sallën Çehov, sot, ora 10:30 shfaqet Shkopi magjik me regji nga Adelina Muça.
Interpretojnë: Brunilda Borova, Lorenc Kaja, Aldion Matarangasi dhe Ledio Janushi. Skenografia dhe kostumet nga Rael Hoxha.
Ndërsa nesër në Çehov, ora 10:30, vazhdon Vitaminat me regji të Alma Hotit. Interpretojnë Ledion Janushi, Florian Kokona, Arbër Islami, Jona Rexha, Elisa Dyrmishi, Klaudio Gjergji dhe Klaus Laci. Skenograf: Beqo Nanaj; kostumet: Olta Bello.
Në sallën e madhe Shekspir vazhdon të shfaqet nga dje, çdo orë 19.00, Karnavalet e Korçës e Spiro Çomorës, me regji të Elma Doresit. / E. Demo