Shkrimtarët e Ballkanit në Teatrin e Komedisë
Në vitin 2011 udhëtimi Letërsia në rrugëtim përgjatë detit filloi në një avullore historike përgjatë Danubit nga Bullgaria deri në Austri, kurse nga data 1 deri në 10 mars 2012 autorët Johan de Boose (Belgjikë), Milo Juki (Bosnje-Hercegovinë), Fatos Kongoli dhe Arian Leka (Shqipëri), Jovan Nikolaidis (Mal i Zi), Mavisel Yener (Turqi), Yüksel Pazarkaya (Gjermani, Turqi), etj. lexojnë pjesë nga veprat e tyre në një varg mbrëmjesh letrare që do të shërbejnë si platforma diskutimi mbi çështjet e sipërpërmendura me rëndësi për rajonin.
Nga data 5 deri më 7 mars këta autorë janë të pranishëm në Tiranë, takohen me publikun shqiptar në sallën e Teatrit Kombëtar të Komedisë për të realizuar. Janë parashikuar dy mbrëmje letrare në datat 6 dhe 7 mars 2012 në orën 19:00. Udhëtimi letrar i shkrimtarëve fillon në Split të Kroacisë dhe mbyllet në Izmir.
Në këto qytete fokusi i diskutimeve dhe mbrëmjeve letrare përqendrohet tek trajtimi i së shkuarës, kultura e kujtesës. A na bashkon një kulturë e përbashkët evropiane në një kohë kur kriza ekonomike dhe lëvizjet nacionaliste vënë në pikëpyetje projektin evropian dhe vlerat e tij?
Projekti është organizuar nga rrjeti HALMA me qendër në Berlin dhe mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian. I gjithë aktiviteti zhvillohet nën patronazhin e Komisionit Shqiptar dhe Kroat të UNESCO-s. / E. Demo