E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjava në Palmanova, resorti ndizet nga Pantasis

Palma Nova Resort, një nga komplekset më të frekuentuara të Tiranës ka gumëzhirë mbrëmjen e të premtes nga tingujt e muzikës në një natë magjike në shoqërinë e këngëtarëve të njohur, Aleksis Pantasis i ardhur enkas nga Athina dhe Devis Xherahu një prej artistëve të momentit në Shqipëri. Në kompleksin e mrekullueshem të këtij investimi gjigand, pranë pishinës së mrekullueshme, të pranishmit kanë shijuar një fundjavë vërtet të zjarrtë.
 

Kanë qënë të shumtë ata që kanë marrë rrugën drejt Bërzhitës për të shijuar mbrëmjen magjike në Palma Nova ku nuk kanë munguar as personalitete të njohur publike.
 

Netë të tilla në Palma Nova tashmë janë kthyer në një traditë, e cila duket se është në rrugën e mbarë ku dita e freskët pranë pishinave dhe menusë së zgjedhur i le vendin natës me plot nota muzikore si në rastin e yllit të muzikës greke Pantasis, miksuar me këngët shqiptare të Devis Xherahut. Tashmë argëtimi e ka emrin Palma Nova, e lehtë për tu gjetur e vështirë për tu harruar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›