E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vrasja e kambistit, policia arreston 3 persona

Sipas burimeve policore dy prej tyre kane pranuar vrasjen. Behet e ditur se dy prej autoreve jane nga Elbasani dhe tjetri nga qyteti i Durresit. 45 vjecari kambist, nje ish-oficer i antikontarabandes u qellua dje per vdekje 

DURRES-Policia e Durresit zbardh vrasjen e nje kambisti ditën e djeshme në qytetin bregdetar. Tre persona kane rene ne pranga emri i te cileve ende nuk behet i ditur dhe sipas burimeve policore dy prej tyre kane pranuar vrasjen. Behet e ditur se dy prej autoreve jane nga Elbasani dhe tjetri nga qyteti i Durresit. Po sipas burimeve policore grabitja eshte motivi i ekzekutimit te kambistit 45 vjecar Agush Hyzoti. Por policia ende nuk ben te ditur shumen e grabitur. Policia ka gjetur ne vendgjarje gjithashtu ne cilesine proves materiale nje automatik kallashnikov dhe nje motociklete te cilen e kishin perdorur autoret vrasjes. 45 vjecari Hyzoti nje ish-oficer i antikontarabandes u qellua dje prane shtepise se tij ne momentin kur po i drejtohej hyrjes se pallatit. Ngjarja e rende ka ndodhur dje rreth ores 18.00 prane gjykates se faktit ne Durres Ekspertet konfirmojne se vrasja eshte kryer nga nje distance shume e afert. Viktima ishte i martuar dhe kishte tre femije.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›