Policia: Kujdes shtëpitë! Vera, stina e preferuar e grabitësve

Ikja me pushime dhe mbyllja e shtëpive nga qytetarët ka bërë që në kryeqytet të shtohet rreziku i vjedhjeve të banesave. Në këtë periudhe policia e Tiranës ka patur shtim të numrit të tyre, por jo në nivele alarmante.
E njëjta situatë paraqitet edhe zonat bregdetare të rrethit të Tiranës. Lorenc Shehu, shef i Sektorit të Rendit dhe Sigurisë Publike në drejtorinë e Tiranës u bën apel qytetarëve të jenë më të kujdesshëm,e më bashkëpunues me forcat e rendit.
Shehu flet edhe për aksionin që Drejtoria e Policisë Tiranë ka ndërmarrë për zhurmat dhe ndotjen akustike,ku task- forca e ngritur ka gjobitur apo edhe mbyllur biznese, të cilët me muzikën e lartë shqetësojnë qytetarët.
Aksionet janë shtrirë në të gjithë zonat e kryeqytetit, por edhe në zonën bregdetare të Kavajës,ku janë vendosur edhe orare rigoroze se kur lejohet muzika dhe në ç`masë,në mënyrë që qytetarët të pushojnë të qetë.