Mentaliteti mesjetar shqiptar rrezikon dashurinë dhe jetën në shekullin e 21-të
Tiranë- “Ah Romeo Romeo; Përse të jesh ti Romeo ; moho tët atë e flake këtë emër; a ndryshe mu beto për dashurinë dhe une sdo të quhem kurrë Kapulet”.
Fraza që është përjetësuar ndër shekuj, që i ka dhënë forcë dashurisë për tu përballur me sfida. Por ndonëse personazhet që e kanë përvetësuar mund të ketë qënë miliona thelbi mbetet i njëjtë: Gjithçka për dashurinë e vërtetë dhe të pastër!
IDEA sjell sot historinë e një Romeo dhe Zhuljete të kohëve moderne, me familjarë që kundërshtojnë dashurinë e cila po përballet me çdo sfidë për të mbijetuar, e që fundi i romancës shekspiriane të ketë një fund të lumtur.
Një 29-vjeçar, emigrant shqiptar në Greqi prej 15 vitesh, Jorgo Korfuzi na ka hapur zemrën për dashruinë e bukur dhe të dlirë që mban brenda saj, për vajzën shqiptare Vjola.N, sakrificat dhe kërcënimet që po merr nga familja e saj për tu shkëputur nga personi që dëshiron të krijojë një familje.
Djali nga Kuçova na tregoi se u detyrua të kthehej në Shqipëri sepse u dashurua me vajzën e ëndrrave. Por sishte një bashkim i gëzueshëm, por një rrëmbimsepse familja e vajzës nuk e pranon atë për shkak të moshës e për shkak të besimit fetar të tij.
Jorgo cila është historia jote me Vjolën?
Ne jemi njohur nëpërmjet një shoku të përbashkët në Athinë kur Vjola kishtë ardhur me pushime tek tezja e saj për Krishtëlindje, ajo jetonte në një ishull larg Athinës Skiathos. Që atëherë ne jemi bashkë sepse duhemi dhe duam ti bëjmë gjërat siç duhet dhe të jetojmë të qete dhe në paqe me familjet.
Jorgo shton se prej kohesh vajza jeton me të dhe ajo do që të krijojë familjen qoftë edhe kundër dëshirës së prindërve të saj.
Djali tregon se Vjola tregon se ka folur me prindërit por ka hasur në kundërshtimin e tyre aq sa e kanë mbajtur të mbyllur në shtëpi duke i penguar telefonatat.
I ke takuar të afërmit e vajzës?
Kam shkuar tek familja e saj për ti kërkuar dorën bashkë me prindërit e mi dhe duke i treguar atyre që une jam i aftë ta mbaj e të krijoj një familje, por ata vazhduan me kërcënimet e tyre.
Jorgo përse mendon se prindërit e vajzës nuk të duan si dhëndrin e tyre?
Prindërit e saj nuk deshironin që ajo të vazhdonte me muapër arsye moshe sepse unë jam 29 vjeç dhe ajo 20 vjeçe dhe për arsye fetare pasi unë jam ortodoks dhe ajo myslimane ndaj unë u detyrova ta rrëmbeja atë.
Çfarë ndodhi pasi ata e morën vesh?
Në Greqi njerëzit e saj nuk më linin të qetë, duke futur njerëz të panjohur që më kërcenonin që unë të disatancohesha dhe të hiqja dorë prej saj. Nga kjo situatë u detyrova të kthehesha në Shqipëri për tu larguar nga kërcënimet dhe për një jetë sa më të qetë.
Po në Shqipëri çfarë ndeshët? A mundet ta jetoni dashurinë tuaj?
Ata morën vesh që ne jetonim në Shqipëri dhe situata po veshtirësohej më shumë. Në daten 2 gusht 2012 disa persona të panjohur në Tirane, kur unë isha në një tualet në një bar më kane dhunuar fizikisht dhe më kanë kërcënuar me jetë, nëqoftëse vajza nuk kthehet në shtëpinë e saj. Shkova të bëja denoncim në polici por nuk më thanë asnjë gjë për arsye se personat ishin të paidentifikuar.
Po ti a kishte shenja apo diçka tjetër që të vërtetojë këtë dhunë?
Denoncimin e bëra në Drejtorinë e Policisë, direkt pasi ata më dhunuan, po kisha shenja në trup dhe fytyrëpolicia më tha nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të arrestuar të dyshuarit.
Jorgo kërkon që historia e tij me vajzën që do të ketë një fund të lumtur ndaj zgjodhi të ndajë historinë e tij me lexuesin e IDEA-s përmes së cilës i bën thirrjes familjes së saj që ai këkron ta bëjë të lumtur pasi mund ti oforjë një jetë të denjë si ekonomikisht ashtu dhe emocionalisht.
Çfarë do të bëni tani Jorgo? Ke diçka për ti thënë familjavëre të vajzës që dashuron?
Dua të largohem sa më paë nga Shqipëria se dhe këtu është e njëjta situatë si në Greqi, kërcënime, dhunime nga ana e familjes së saj, por jo në Greqi…
Ju drejtova juve për ti bërë thirrje gjithë të rinjeve shqiptare, veçanërisht prindërve të tyre që gjëra të tilla nuk duhen të ndodhin në ditët e sotme, jemi në shekullin e 21-të. Unë me anë të këtij artikulli i bëj thirrje familjes së Vjolës që të heqin dorë nga këto mendime të gabuara që kanë. Si thashë dhe më sipër unë dua të largohem në një vend sa më demokratik, ku ska kërcënime, dhunime dhe të krijoj një familje me Vjolën.
Kjo ishte historia e Jorgos dhe Vjolës që dëshirojnë të kenë mirëkuptimin e familjarëve për të jetuar në paqe dhe harmoni dashurinë e tyre. IDEA do të sjellë në vëmendjen e lexuesit histori të tjera që flenë në shpirtrat dhe konturet familjare por që kanë nevojë të ulëriten në shoqëri që të mos përfundojnë në tragjedi!
