Reagimi i Netanjahut per masat turke

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu,reagon ndaj lajmit se Turqia do ta cojë cështjen e flotillës në gaza në gjykatën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se shteti i tij nuk ka nevojë të kërkojë falje për bastisjen vdekjeprurëse të vitit të shkuar të një flote të udhëhequr nga turqit, e cila tentonte të thynte bllokadën në Gaza.
Në deklarimin e parë lidhur me konfrontimet e fundit Izrael-Turqi, Netanyahu i tha kabinetit të tij se Izreali po mbron “civilët, fëmijët dhe komunitetin e tij”. Ai shprehu keqardhje për vdekjen e qytetarëve turq, ndërsa shfaqi shpresën që marrëdhëniet me Turqinë të mund të riparohen sërish.
Turqia ka kërkar që Izreali të kërkojë zyrtarisht falje për ngjarjet e majit e sipas ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutoglu Ankaraja do ta paraqesë çështjen e bllokadës izraelite në Gaza para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Të premtën, Turqia dëboi të dërguarin izraelit nga Ankaraja, ndërsa pezulloi bashkëpunimin ushtarak pas publikimit të një raporti të Kombeve të Bashkuara mbi vrasjet e qytetarëve turq.
Delina Bitraku