E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-presidenti francez gjykohet për korrupsion

Nga Express më 05 shtator 2011 në ora 10:39

Gjykimi i ish-presidentit francez, Zhak Shirak, lidhur me akuzat për korrupsion në kohën kur ishte kryetari Komunës së Parisit, do të nis sot në Paris.

Shirak, i cili ishte president nga viti 1995 deri në vitin 2007, dhe të bashkëpandehurit e tij po përballen me akuzat për keqpërdorim të fondeve publike dhe thyerjen e besimit lidhur me vende të punës, të cilat thuhet se janë krijuar artificialisht për të financuar partinë konservatore të Shirakut, në kohën kur ai ishte kryetar i Komunës së Parisit.

Shirak gëzonte imunitet nga ndjekja penale në kohën kur ishte president, ndërsa i ka mohuar të gjitha akuzat.

Nëse shpallet i fajshëm, ai mund të dënohet me burgim deri në 10 vjet dhe me një gjobë prej 150 mijë eurosh.

Para nisjes së gjykimit, avokatët mbrojtës të ish-presidentit francez kanë thënë se 78-vjeçari mund të mos jetë në gjendje të nis gjykimin për shkak të komplikimeve që thuhet se i janë paraqitur pas një sulmi që ka pësuar disa vite më parë.

Gjykatësi i rastit pritet të marr vendimin lidhur me gjendjen psikike të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›