E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjave e zbrazur ne Tirane

Në këto ditë nxehta vere të gjithë banorët e kryeqyteti kanë zgjedhur pishinat që janë ndërtuar në periferi të Tiranës ose plazhet e Durrësit apo të jugut.
Megjithatë jo të gjithë po shijojnë fundjavën e nxehtë jashtë Tiranës. Ka dhe nga ata që punojnë. Në të tilla ditë panoramës së kryeqytetit nuk i mungojnë asnjëherë efektivët e policisë rrugore dhe ata të rendit, mjekët në qendrat spitalore dhe shëndetësore, disa dyqane të hapur kryesisht ushqimorë, bare dhe restorante me pak klientë, punonjësit e mediave dhe ata të transportit publik e së fundi fëmijët e rrugës të shoqëruar nga tutorët e tyre.
E sidomos këta të fundit të lënë mbresa sepse ndryshe nga të gjithë të tjerët, nuk kanë asnjë ditë pushim. Për ta e diela është fshirë në kalendarin e jetës së tyre duke i dhënë ngjyrën gri fundjavës së nxehtë të metropolit shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›