E Diel, 1 Nëntor 2026

Partia e Hollande fiton shumicën në parlamentin francez

Francë- Partia Socialiste e presidentit francez Francois Hollande ka fituar shumicën e vendeve në zgjedhjet parlametare të së dielës për të formuar një qeveri shumice absolute.

Me rezultatin përfundimtar socialistët duket se do të fitojnë ndërmjet 313 dhe 315 të 577 vendeve në Asamblenë Kombëtare.

Teksa partia e ish-presidentit Nikolas Saerkozy, UMP ka parë rënien e saj nga 304 në 214 vende. Kjo fitore i jep presidentit të ri mbështetjen e fortë për programin e tij të taksave dhe shpenzimeve.

Këto rezulatte do të thonë se socialistëve nuk do tu duhet të kenë përkrahjen e të Gjelbërve apo të së majtës ekstreme për të çuar përpara planet e tyre për të punësuar më shumë punonjës në sektorin publik dhe të përqëndrojnë përpjekjet fiskale të BE-së larg fokusit të tyre aktual të kursimit.

‘Ky rezultat ilustron besimin e fortë tek presidenti’- tha ministri i Financave Pierre Moscovici.

Votimi i së dielës ishte raundi i dytë i zgjedhjve parlamentare me dy pjesë edhe pse pjesëmarrja ishte e ulët, vetëm 55.9%.

Në një natë dramë në Evropë presidenti francez shihet si kampioni i ri i rritjes. Kjo mund të provojë rezultatin më të madh të socialistëve në historinë moderne të Francës dhe të theksojë se njerëzit në Evropë janë kthyer kundër kursimit.

Me kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Ulët Francois Hollande ka tashmë një mandat për të shpezimet dhe për të rritur taksat.

E djatha eksteme e Frontit Kombëtar e Marine le Pen ka hunbur garen në zonën veriore të Henin të Beaumont me një diferencë të vogël. Partia mori dy vende për herë të parë që prej vitit 1980.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›