E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fundjavë në Mystic River

Nga Albana Melyshi Lifschin

-shënime udhëtimi-

Daljet nga Nju Jorku me makinë janë një çlodhje e vërtetë. Makina fluturon nëpër rrugët e shoqëruara nga gjelbërimi i pafund dhe pastaj mjafton një exit i papritur për të hedhur në një planet ku ske qenë kurrë.

***
Po afronte mesdita kur mbërritëm në Mystic River, Keneriket (Connecticut ) dhe tek shfaqeshin hotelet e para njëri pas tjetrit na u krijua një ndjenjë sigurie që do të gjenim vende lehtësisht. Por, në fakt na u desh të ktheheshim disa mile pas, përtej Interstate 95, për tu rehatuar së fundi në Quality in. I shfaqëm habinë tonë sportelistit të hotelit i cili na tha se Seaport është populluar” shumë sot, pasi të nesërmen ka një shou me anije druri, ku do të ekspozoheshin mbi 100 të tilla , që nga ato më të vjetrat, dmth mbi 100 vjeçare.

Im shoq tërhoqi një hartë të vendit ku ndodheshim. Mystic-objekt i vizitës sonë ndodhet në një distancë të barabartë midis Nju Jorkut dhe Bostonit. Vizitorët më të shumtë e ndoshta më të shpeshtë vinin nga të dy shtetet, Nju Jorku dhe Masaçusets. Mistik-u i Keneriket, është një nga muzeumet e gjalla, historike, të SHBA. Çdo vit ai pret e përcjell 400,000 visitors.

-Shiko, i gjithë ky vend është mistik thotë im shoq duke vënë gishtin tregues në hartën që ka përpara- dhe vazhdon,- këtu kemi fshati i vjetër mistik, banka mistike, shtypi mistik dhe madje edhe Piceria ka prapashtesën mistik. E tërhequr nga koncepti mistik unë isha ende në pritje të diçkaje magjike dhe nuk mund ta pranoja që kjo të ishte kaq e thjeshtë. Rrugës më kishte munduar fjala mistik. Çfarë kishte magjike,apo të çuditshme në këtë vend? Kisha blerë një libër Haunted Connectikut e më kishte mbetur në mëndje legjenda tragjike e Mary Hart, të cilën e kishin varrosur parakohe dhe fantazma e saj i kishte ndjekur banorët e fshatit tërë kohën. Kjo ishte më reale se sa kalërimi i kalorësit pa kokë, në luginën e heshtur të NY. Gjithsesi kjo nuk i takonte Mistikut. ku ndodheshim.

Në fakt përgjigja qe shumë më e thjeshtë dhe larg fantazisë sime. Mystic-vinte nga një fjalë e përdorur nga banoret e parë të Amerikës, ata që ne u mësuam ti quajmë indianë- siç i kishte quajtur Kristofor Kolombi për arsye që tashmë dihen. Ata ishin vendosur këtu që në vitin 1654,dhe në gjuhën e tyre fjala missituk do të thoshte lum me batice të madhe.

Vendosëm që shëtitjen në qytet, atë pasdite, ta bënim në këmbë. U ndalëm para një porte të madhe ku qe vendosur tabela e mirëseardhjes: Welcome to Mystic Seaport! Pikërisht në të djathtë të hyrjes,qe instaluar një anije madhe druri, me ngjyrë të kuqe cila u bë objekti i parë i kameras sonë. Porti mistik ka më shumë 60 ndërtesa origjinale historike të grumbulluara në një vend e të restauruara me fizionominë e shekullit të 19-të. Në radhën e shtëpive të banimit syrit të vizitorit nuk mund ti shpëtojë kurrsesi pamja e tre shtëpive të ndërtuara me një stilt të veçantë, në krah të njëra tjetrës. Në gardhin e secilës, pranë portës kryesore, ishte vendosur pllakë me informacion, ku përfshihej viti i ndërtimit , emri i pronarit, fotografia e tij dhe e zonjës së shtëpisë si edhe dhe roli i tyre në jetën e fshatit Seaport të shek.19. Mësojmë që shtëpitë janë ngritur nga vëllezërit Greenman dhe e gjithë kjo zonë që quhej Grennmanville, kishte trashëguar emrin e tyre. Po cilët ishin vëllezërit Greenman?

Vëllezërit Greenman
Librat thonë se Greenman ishin ata që i dhanë formën fshatit mistik Seaport. Ndoshta ky vend nuk do të qe zhvilluar po qe se nuk do të blihej nga tre vëllezërit Xhorxh, Kllark dhe Tomas Greenman në 1837. Të tre vëllezërit kishin marrë nga babai i tyre mjeshtërinë e ndërtimit të anijeve. Ata blenë tokën që kishte akses tek lumi në një kufi ujor të mjaftueshëm për të zhvilluar ndërtimin e anijeve dhe lançimin e tyre në lum. Të tre vëllezërit kishin talente të veçanta të cilat së bashku, në harmoni, u siguronin sukses. Xhorxhi ishte biznesmen i zoti, Kllarku këqyrte ndërtimin e anijeve dhe Tomasi ishte projektuesi i tyre. Vëllezërit punësuan banorët e fshatit në biznesin e tyre. Në fillim të viteve 40 të shek 19, biznesi i ndërtimit të anijeve lulëzoi. Fillimisht prodhuan anije peshkimi e më pas në 1844 anijen me avull “Florida”. Suksesi i tyre bëri që komuniteti të rritej. Vëllezërit Greenman furnizonin komunitetin me mallra ushqimore dhe nevoja të tjera. Sot duket disi e habitshme që punëtorëve,të punësuar në biznesin e tyre ata u kishin dhënë apartamente banimi thuajse ngjitur me ta.

Shtëpitë e tre vëllezërve të ngjashme në stil, në krah të njëra tjetrës tregojnë për unitetin që ata kanë patur në mes tyre. Si drejtues në komunitet ata i shërbyen atij edhe në një plan tjetër duke u bërë edhe udhëheqës të tij shpirtëror… Në 1851 hapën kishën e tyre baptiste. Vëllezërit Greenman ishin kundër skllavërisë. Gjatë luftës civile kur Presidenti Linkoln mobilizoi kombin për ribashkimin e vendit,ata u bashkuan më të dhe ndihmuan luftën. Vëllezërit Greenmen lançuan gjashtë anije me avull të mëdha në vitin 1862-63 duke i vënë në shërbim të unionit. Pas mbarimit të luftës dhe më pas me rënien e periudhës së ndërtimit të anijeve, vendi tashmë i quajtur me emrin e tre vëllezërve Greenmanville, u fokusua ne prodhimin e tekstileve dhe kadifes. Në ditët tonë më produkti i tij është mësimi i artit të marinës. Ky vend sot ka muzeun më të madh të marinës në SHBA. Ndoshta do të ishte surprizë e këndshme për ju po tu tregonim se ekonominë e Mystic River në ditët tona e ka ndihmuar Hollivudi. Kur e mësova këtë fakt më erdhi mirë pasi m’u provua parandjenja se duhej të ekzistonte një lidhje e tillë, që kurse ekziston një film i tillë artistik me të njëjtin emër. Në 1987 këtu u xhirua filmi “Mystic Pizza, që merrej me jetën e tre kamariereve në një piceri, të luajtur nga aktoret Lily Tejlor Anabeth Gish dhe Julia Robert, atë kohë ende e panjohur. Filmi ndihmoi në zhvillimin e karrierës se aktoreve por edhe në atë të qytetit. Në 1996 regjisori i shquar Steven Spielberg zgjodhi pikërisht këtë vend për të xhiruar mjaft pjesë të filmit “Amistad” që u shfaq në kinema një vit më pas. Filmi gjithashtu luhej nga aktorë shumë të njohur si Morgan Freeman. Mathew McConaughey dhe Anthony Hopkins, të tre në kulmin e karrierës së tyre. Filmi punësoi mjaft nga banorët e qytetit të vogël, rriti popullaritetin e Mistik-ut dhe shtoi turizmin. Madje na thanë se pas xhirimit të filmit çmimi i shtëpive në Mistik u rrit shumë.

Mbrëmja na gjeti në restorant LLatitude, të cilin im shoq e kishte zgjedhur, pasi aty mund të darkonim jashtë në tavernë duke ndjekur perëndimin e diellit në horizont.

***

Të nesërmen në mëngjes shëtitja u bë brenda portit dhe buzë lumit deri në orën 11:30, kohë kur fillonte udhëtimi me anijen Sabino. Në Mystic River nga mbi 100 anije druri të stileve të ndryshme, anija me avull Sabino, dykatëshe të tërhiqte vëmendjen menjëherë. Mësuam që ishte një nga katër anijet historike, që janë deklaruar si Landmark.

Në 2008, para katër vjetësh, anija Sabino bëri 100 vjetorin e saj. Sot ajo është kthyer në një anije turistike për të dëfryer turistët. E prita me shumë dëshirë udhëtimin me të. Ai që na shërbente si guidë, ishte një detar me sens humori. Pasi na ftoi në bordin e anijes, na tha se një kat më poshtë ishin xhaketat e shpëtimit, të cilat janë më bollëk dhe shtoi: -Janë tharë, dhe janë gati për përdor

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›