E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, humbasin Krivbasi, Zorja e VorsklaHidi u dallua në dy pritje shpëtimtare, 58’ e 75’. Të tre lojtarët shqiptarë luajtën gjatë gjithë takimit.

Krivbasi i “trojkës” shqiptare Hidi, Bulku e Bylykbashi humbi në shtëpi 0-1 me Shahkterin. Golin e vetëm të takimit e shënoi Seleznev në minutën e 72-të, por portieri i Kombëtares nuk mund ta shmangte dot. Hidi u dallua në dy pritje shpëtimtare, 58’ e 75’. Të tre lojtarët shqiptarë luajtën gjatë gjithë takimit.

Xhihani – Zorja e Parid Xhihanit humbi 0-1 në shtëpi me gjigantët e Dinamos së Kievit, gol o Gioane në minutën e 52-të. Xhihani është ende në rikuperim e sipër.

Dallku-Januzi – Vorskla Poltava e trojkës kosovare humbi 1-0 në transfertë me Metalurg Zaporezhje. Dallku e Januzi (u zëvëndësua në të 73’) luajtën si titullarë, mungoi Debatik Curri.

Besart Berisha – AC Horsens i Besart Berishes humbi 2-0 në transfertë  SønderjyskE në kampionatin danez. Besarti luajti gjatë gjithë takimit. AC Horsens ndodhet në vendin e parafundit.

E Diele, 03 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›