Fundoset anija me emigrantë në Itali, mbi 40 të mbytur

Dyzet e një emigrantë kanë gjetur vdekjen si pasojë e fundosjes së anijes së tyre në ngushticën e Sicilisë. Varka ishte nisur nga qyteti Sfax i Tunizisë dhe vetëm katër persona, tre burra dhe një burrë, arritën të mbijetojnë.
Të mbijetuarit rrëfyen se mes 45 emigrantëve, tre ishin fëmijë dhe asnjëri prej të miturve nuk shpëtoi dot.
Ata shtuan se vetëm 15 persona kishin veshur jelekë e shpëtimit.
Sipas La Repubblica, anija me flamur maltez “Rimona” i cili u erdhi në ndihmë emigrantëve dhe varkat e patrullës së Rojës Bregdetare nuk konstatuan trupa të pajetë.
Edhe më 6 gusht, si pasojë e fundosjes së një gomoneje me emigrantë në brigjet e ishullit Italian, u gjetën një grua dhe një fëmijë pa jetë.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, mbi 93 000 migrantë kanë arritur në Itali gjatë këtij viti, që është sa dyfishi i periudhës së njëjtë për vitin 2022. Shumica e migrantëve janë nga Guinea, Bregu i Fildishtë, Egjipti dhe Tunizia.
/rtsh.al/